Home / Lajme / Maqedoni / Ferid Murati nesër shpallet qytetar nderi i Tetovës

Ferid Murati nesër shpallet qytetar nderi i Tetovës

10 qershor- “Duke vlerësuar se nobelisti shqiptar Ferid Murati është krenaria jonë dhe duke njohur kontributin e tij në sferën e mjekësisë, me propozim të kryetarit të komunës Sadi Bexheti, Këshilli Komunal i Tetovës njëzëri votoi Propozim-Vendimin për dhënie të titullit “Qytetar Nderi” i Tetovës profesorit të njohur shqiptar për kontributin e jashtëzakonshëm dhe tepër të çmuar në fushën e mjekësisë”, tha Flakran Pustina

Nobelisti me prejardhje nga Gostivari Ferid Murati, të shtunën në mbrëmje në Tetovë do të shpallet qytetar nderi i Tetovës. Manifestimi I së shtunës në qendrën për kulturë pason një javë pasi këshilli i komunës së Tetovës ka shpallur Muratin për qytetar nderi me shumicë votash ndërsa propozimi vjen nga kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

“Duke vlerësuar se nobelisti shqiptar Ferid Murati është krenaria jonë dhe duke njohur kontributin e tij në sferën e mjekësisë, me propozim të kryetarit të komunës Sadi Bexheti, Këshilli Komunal i Tetovës njëzëri votoi Propozim-Vendimin për dhënie të titullit “Qytetar Nderi” i Tetovës profesorit të njohur shqiptar për kontributin e jashtëzakonshëm dhe tepër të çmuar në fushën e mjekësisë”, tha Flakran Pustina gjatë një pres konference me gazetarë të premten në Tetovë.

Sipas tij, manifestimi i së shtunës në Qendrën e kulturës në Tetovë, do të shoqërohet me program dokumentar për jetën dhe të arriturat e profesor doktor Ferid Muratit, ndërkaq me këtë rast kori dhe orkestra e qytetit të Tetovës do të performojnë me program të pasur artistik.

Zëdhënësi Pustina ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë manifestim, që bashkërisht të shprehim mirënjohjen për arritjet e mëdha shkencore të këtij njeriu që e vlerëson gjithë bota. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *