Home / Sport / Fifa ranglista: Maqedonia 98-ta, Shqipëria e 59-ta

Fifa ranglista: Maqedonia 98-ta, Shqipëria e 59-ta

Kjo rënie e Maqedonisë dhe Shqipërisë vjen si rezultat I disfatave të pësuar në eliminatoret nga Irlanda gjegjësisht Bosnja.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), të mërkurën ka bërë publike renditjen më të re të ekipeve kombëtare për muajin qershor. Maqedonia dhe përfaqësuesja shqiptare kanë vazhduar me rënien e tyre. Kësisoj Maqedonia në krahasim me renditjen e muajit maj ka shënuar një rënie drastike prej plot 13 vendeve dhe tani është e renditur në pozitën e 98-të. Pas Maqedonisë, nga kontinenti i vjetër ku luhet futboll profesional janë renditur :-Malta, Islanda dhe Uellsi. Kjo rënie e Maqedonisë vjen si rezultat i disfatës të pësuar në eliminatoret nga Irlanda.
Kombëtarja shqiptare ka rënë nëntë vende në renditjen mujore të FIFA-s dhe tani ndodhet në vendin e 59-të. Shqipëria ishte ngjitur në vendin e 50-të, rekord, në dy muajt e kaluar, në të cilën ndikoi fitorja 1-0 ndaj Bjellorusisë në mars. Por dy disfatat e fundit, ajo 2-0 në Bosnjë e Hercegovinë dhe disfata 4-0 në miqësoren në Argjentinë, kanë bërë që kuqezinjtë të bien në renditje. Bosnja në anën tjetër ka pësuar ngritje për gjashtë vende dhe tani rreshtohet e 39-ta, ndërsa Mali i Zi është ngritur në tetë vende dhe rreshtohet në vendin e 16-të. Kroacia gjithashtu është ngjitur dy vende dhe rreshtohet më lartë nga vendet e rajonit, në vendin e gjashtë në botë. Dy vendet e para vazhdojnë të jenë të paprekura, me Spanjën që është lider e ndjekur nga Holanda. Gjermania është ngritur një pozicion ndërsa Anglia dy pozicione, dhe mbajnë vendin e tretë dhe të katërt, duke lënë në vendin e pestë Brazilin që ka pësuar rënie. Argjentina ka humbur pesë vende në renditje dhe tani është e 10-ta. Meksika ka bërë ecjen më të madhe para për plot 19 vende dhe tani është në “Top 10” përfaqësueset më të mira në botë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *