Home / Lajme / Maqedoni / Filipini lavdëron zgjedhjet

Filipini lavdëron zgjedhjet

7 qershor-“Organet zgjedhore ishin shumë të relaksuar pasi që nuk kishin presion. Nga kjo shihet se nëse i leni njerëzit dhe besoni në profesionalitetin e tyre, ata do ta mbarojnë punën në mënyrë profesionale”, theksoi ambasadorja holandeze.

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, Simeone Filipini, i vlerësoi si të qeta, të drejta dhe të zbatuara në mënyrë profesionale zgjedhjet parlamentare të së dielës.
“Në përgjithësi zgjedhjet kaluan në atmosferë të drejtë dhe demokratike. Krahasuar me ciklet zgjedhore në vitin 2008 dhe 2009, pati dallim të madh”, deklaroi Filipini. Sipas saj, meritë të madhe për zgjedhje korrekte kanë organet që i zbatuan, që, siç thotë, kanë dashur të tregojnë se mund ta kryejnë punën në mënyrë profesionale.
“Organet zgjedhore ishin shumë të relaksuar pasi që nuk kishin presion. Nga kjo shihet se nëse i leni njerëzit dhe besoni në profesionalitetin e tyre, ata do ta mbarojnë punën në mënyrë profesionale”, theksoi ambasadorja holandeze.
Ka punë, thotë ajo, të cilat akoma mund të përmirësohen, për të cilat flet edhe raporti preliminar i OSBE-së. “Ato nuk kanë të bëjnë me ditën e zgjedhjeve dhe zbatimin e tyre, por më shumë me sjelljen e partive politike”, tha ambasadorja Filipini.
Ajo shpreson se Qeveria e re do të arrijë progres të madh në zhvillimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë, por para së gjithash, në zhvillimin drejt BE-së dhe NATO-s. Që të bëhet kjo, shtoi, dihet se duhet të zgjidhet çështja e emrit, e cila qëndron në tavolinë. Liderët, thotë ambasadorja holandeze, janë këtu jo për ta ndjekur popullin, por për ta udhëhequr, ta stimulojnë nevojën për zhvillim dhe progres dhe mënyrat si të bëhet kjo dhe të sjellin vendime të rënda në këtë botë të vështirë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *