Home / Lajme / Maqedoni / Filloi të punojë Gjykata e lartë administrative

Filloi të punojë Gjykata e lartë administrative

30 qershor-arashihet që kjo gjykatë të ketë 15 gjykatës dhe kryetar të Gjykatës. Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur muajin e kaluar e zgjodhi Rozalija Koçkovskan kryetare të parë të Gjykatës së sapoformuar të lartë administrative.

Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski sot e shënoi fillimin e funksionimit të Gjykatës së lartë administrative.

“Në pajtim me Ligjin për konteste administrative, Gjykata e lartë administrative vendosë rreth ankesave kundër vendimeve të Gjykatës administrative të sjellura në shkallë të parë. Sigurojmë shkallë të dytë të procedurës. Në atë mënyrë e përmbushim edhe garancën kushtetuese për të drejtë ankese për çdo vendim të gjykatës. Themelimi i kësaj gjykate është edhe pjesë e rekomandimeve të KE-së”, deklaroi ministri i Drejtësisë Manevski.

Parashihet që kjo gjykatë të ketë 15 gjykatës dhe kryetar të Gjykatës. Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur muajin e kaluar e zgjodhi Rozalija Koçkovskan kryetare të parë të Gjykatës së sapoformuar të lartë administrative.

“Nga ato vende, 13 janë plotësuar, ndërsa tre gjykatës do të zgjedhen plotësisht, nga mesi i këtij muaji”, paralajmëroi ministri i Drejtësisë. Gjykatësja Koçkovska vjen në funksionin e ri nga vendi i kryetares së Gjykatës administrative të Republikës së Maqedonisë.

Manevski thekson se me këtë braktiset koncepti i vjetëruar për vendim-marrje pas ankesës nga komisionet qeveritare të shkallës së dytë.

Gjykata nuk do të trashëgojë raste, por prej 1 korrikut do të fillojë të vendosë rreth ankesave që do të parashtrohen.

Gjykata e lartë administrative është institucioni i 11-të i cili është themeluar në pajtim me reformat në sistemin e jurisprudencës.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *