Home / Lajme / Maqedoni / Fillon festivali folklorik “Sharri Këndon

Fillon festivali folklorik “Sharri Këndon

23 qershor-Janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarëshëm të këtij festivali dhe për të vazhduar traditën e cila ka flluar në 17 vite më parë pikërisht në qytetin e Tetovës. 10 shoqëritë pjesëmarrëse me vete do të sjellin folklorin dhe traditën e tyre nga rajonet ku veprojnë dhe shpresojmë se festivali do të jetë I mirëpritur. Festivali do të fillojë në orën 17.00 tradicionalisht me defilenë e grupeve pjesëmarrëse nga shkolla fillore Naim Frashëri e deri tek qendra për Kulturë”, tha Fazliu

Qyteti I Tetovës, për të 17 herë me radhë do të jetë nikoqir i festivalit folklorik “Sharri Këndon”, i cili këtë vit fillon më 24 qershor dhe përfundon me 25 qershor. Për këtë vit janë paraparë dy netë të të mbahet festivali ndërsa jo siç ishte mbajtur herave tjera nga tri netë, e tërë kjo për shkak të mungesës së mjeteve financiare.Kryetari i këshillit organizativ të festivalit Haki Fazliu, gjatë një pres konference me gazetarë të enjten në Tetovë, theksoi se në edicionin e 17 me radhë të festivalit folklorik Sharri Këndon, do të marrin pjesë 10 shoqëri kulturo-artistike edhe atë nga M aqedonia, Kosova dhe Shqipëria.”Janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarëshëm të këtij festivali dhe për të vazhduar traditën e cila ka flluar në 17 vite më parë pikërisht në qytetin e Tetovës. 10 shoqëritë pjesëmarrëse me vete do të sjellin folklorin dhe traditën e tyre nga rajonet ku veprojnë dhe shpresojmë se festivali do të jetë I mirëpritur. Festivali do të fillojë në orën 17.00 tradicionalisht me defilenë e grupeve pjesëmarrëse nga shkolla fillore Naim Frashëri e deri tek qendra për Kulturë”, tha Fazliu. I pyetur për financimin e festivalin, drejtori Haki Fazliu tha se festivali financohet nga Ministria e Kulturës dhe këshilli i komunës së Tetovës. “Nuk janë lëshuar mjete të nevojshme për arsye që vet ministria e din, na janë zvogëluar mjetet nga vitet e kaluara, ndërsa nuk kemi marrë mjete po aq të nevojshme edhe nga komuna e Tetovës”, tha Fazliu.Ndërkaq, lidhur me mjetet financiare ankesa kanë edhe anëtarët tjerë të këshillit organizativ të festivalit. Festivali do të zgjasë dy netë, në qendrën për kulturë në Tetovë. Në natën e parë festivali do të zgjasë rreth 80 minuta, ndërsa do të prezantohen shoqëritë kulturo-artistike Besa e Gostivarit, Jehona e Koroshishtës, SHKA Strajani Gostivar, Valët e Liqenit Strugë, Jehona e Malësisë së Sharrit. Në natën e dytë në skenë do të paraqiten shoqëritë Jeta e Re Sllupçan, Shoqata e rapsodëve Hivzi Sulejman-Prishtinë, Jahi Hasani-Çegran, Ibe Palikuqi-Shkup dhe grupi nga Fieri –Shqipëri, transmeton Televizioni Koha.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *