Home / Sport / Formula 1, gara e Bahreinit shtyhet në tetor

Formula 1, gara e Bahreinit shtyhet në tetor

Çmimi i Madh i Bahrain, i shtyrë në muajin mars për shkak të protestave të dhunshme civile, do të zhvillohet në 30 tetor, duke u futur kështu në kalendar në vendin e Indisë, e cila lëviz në fund të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur FIA, ndërsa për momentin nuk ka një datë të përzgjedhur për garën inauguruese të Indisë, që ishte parashikuar pikërisht në 30 tetor, por që me shumë mundësi mund të zhvillohet në 11 dhjetor – që do të ishte mbyllja më e vonshme e një kampionati të formulës, që nga 1963.

E në fakt, sezoni është parashikuar të mbyllet në Brazil në 27 nëntor. Sipas agjensisë Reuters, vota për çmimin e madh të Bahrain ka qenë unanimisht në favor. Votimi është kryer pas një vizite të një delegati në mbretërinë e gjirit, për të parë nga afër situatën. Bahrein sapo ka hequr gjendjen e emergjencës, pas 11 javësh, ku trupa nga Arabia Saudite dhe Emiratet kanë ndihmuar në bllokimin e protestave kryesisht nga Shi’itet.

Presidenti i Cirkuitit të Bahrain, Zayed R Alzayani, ka falenderuar bordin qeverisës dhe bosin e Formula 1, Bernie Ecclestone, i cili vetëm pak para mbledhjes ka bërë të ditur se ky vendim nuk kishte të bënte aspak me paratë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *