Home / Lajme / Maqedoni / Ftojnë liderët në shfaqje

Ftojnë liderët në shfaqje

15 qershor-Konsiderojmë se në premierë ata kanë qenë shumë të zënë pasi që kanë pasur tubimet e fundit në fushatë njëra në Tetovë, tjera në Gostivar dhe një në Shkup, morrëm iniciativë që tre liderëve edhe atë kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe kryetarit të RDK-së Rufi Osmani, tu dërgojmë ftesa në zyrat e tyre që të vijnë bashkë me qytetarët që të ndjekin këtë shfaqje. Shpresojmë se ata do të pranojnë ftesat. Fundja edhe shfaqja në fund ka një mesazh e ai është bashkimi I partive politike në të mirë të qytetarëve”, tha Sejfullau

Aktorët e Teatrit të Tetovës Elmir Sejfullahu, Sami Mustafa dhe Burhan Amiti, kanë ftuar publikisht tre liderët e partive politike shqiptareatë të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe të Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani, që të marrin pjesë në reprizën e dytë të kësaj shfaqje më 16 qershor të enjten mbrëma në pallatin e kulturës në Tetovës. “Pasi që në vet këtë shfaqe bëhet fjalë për liderët e tri partive politike shqiptare, atëherë e pamë të udhës që të ftojmë edhe ata që të ndjekin këtë shfaqe. Konsiderojmë se në premierë ata kanë qenë shumë të zënë pasi që kanë pasur tubimet e fundit në fushatë njëra në Tetovë, tjera në Gostivar dhe një në Shkup, morrëm iniciativë që tre liderëve edhe atë kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe kryetarit të RDK-së Rufi Osmani, tu dërgojmë ftesa në zyrat e tyre që të vijnë bashkë me qytetarët që të ndjekin këtë shfaqje. Shpresojmë se ata do të pranojnë ftesat. Fundja edhe shfaqja në fund ka një mesazh e ai është bashkimi I partive politike në të mirë të qytetarëve”, tha Sejfullau.Ndërkaq, Buran Amiti, thotë se shfaqja në premierën e saj të parë edhe pse u dha në kohë të fushatës megjithatë ka pasur publik. “Premiera dhe rezpriza edhe pse ka qenë kohë fushate ka pasur një shikushmëri pasi që në premierë kemi pasur 500 veta që kanë ndjekur shfaqjen, ndërsa në reprizë ka pasur 300 veta. Ka interesim edhe për reprizën e dytë dhe besojmë se shfaqja ka arritur qëllimin e saj”, tha Amiti.Pas premierës dhe njërës reprizë aktorët kanë marrë ftesa edhe për në festivale tjera për të shfaqur komedinë “Për pushtet jap…”, e cila u mirëprit nga publiku tetovar thotë Sami Mustafa. “Sa i përket kësaj shfaqje mund të them se ka arritur një sukses dhe është mirëpritur nga publiku ndërsa kemi marrë ftesa edhe për në festivale dhe repriza nëpër qytete tjera”, tha Mustafa.Shfaqja premierës e saj e pati më 3 qershor ndërsa repriza e dytë do të jepet më 16 qershor ku flitet për prapaskenat në politikë dhe veprimet e liderëve shqiptarë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *