Home / Sport / FVM dënon KV Borec Brako

FVM dënon KV Borec Brako

Borec Brako ndëshkohet me zhvillimin e 6-të ndeshjeve si vendas pa praninë e publikut, ndërsa në afat prej 15-të ditëve në xhirollogarinë e FVM-së duhet të paguajë dënim në të holla me vlerë prej 10 000 denarëve. Ndërkohë inicuesit e inicidentit, volejbollistët Janeviq dhe Ajtarski ndëshkohen me nga 12-të muaj ndalesë për tu paraqitur në të gjitha ndeshjet që janë nën organizim të FVM-së.

Këshilli disiplinor pranë Federatës së Volejbollit të Maqedonisë më në fund ka sjellë vendim për ndëshkimin e KV Borec Brako dhe volejbollistëve të tyre, pas incidentit të shkaktuar në ndeshjen e dytë finale të paly-offit me KV Shkëndija-Tetovë. Në ndeshjen në fjalë Shkëndija fitoi 3:1 dhe avansoi 2:0 në serinë e ndeshjeve finale, ndërsa në pamundësi për të rezistuar në lojë, vendasit (KV Borec Brako) pas përfundimit të ndeshjes, sulmuan fizikisht stafin dhe lojtarët e KV Shkëndija. Voeljbollistët vendas Goran Janeviq dhe Nikolla Ajtarski ishin në qendër të vëmendjes me sjelljen josportive dhe në një mënyrë ishin inicues të drejtëpërdrejtë të rëmujës që më vonë u transferua edhe në tribuna tek tifozët vendas. Volejbollistët e Shkëndijës gjuheshin me gjësende të forta dhe me karige që vinin nga tribuna, ndërsa terenin mundën ta lëshojnë vetëm pas një ore pritje dhe tentime për të qetësuar situatën, deri sa kishte numër të vogël të forcave policore. Mirëpo këtu nuk përfundoi maltretimi i tetovarëve, të cilët mbetën të mbyllur në zhveshtore deri pas mesnate, ndërsa arritën të lëshojnë palestrën përmes ‘labirintheve’ të ndryshme të objektit shkollor në afërsi të palestrës. Tani këshilli disiplinor vendos që këtë incident ta ndëshkojë, kështu që KV Borec Brako 6-të ndeshje si vendas do të duhet të luajë pa praninë e publikut, ndërsa në afat kohor prej 15-të idtëve në xhirollogari të FVM-së duhet të paguajë edhe dënim në të holla me vlerë prej 10 000 denarëve. Ndërkohë inicuesit e inicidentit, volejbollistët Janeviq dhe Ajtarski ndëshkohen me nga 12-të muaj moslojë në të gjitha ndeshjet që janë nën organizim të FVM-së. Rikujtojmë se pas incidentit në fjalë, Shkëndija fitoi edhe në ndeshjen e tretë finale në Tetovë dhe për herë të parë në histroikun e saj fitoi titullin e kampionit shtetëror në Maqedoni, duke i’a bashkuar këtë atij të Kupës, të fituar pikërisht kundër Borec Brakos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *