Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski mandatohet për formimin e Qeverisë së re

Gruevski mandatohet për formimin e Qeverisë së re

28 qershor-Njëkohësisht po vijojnë negociatat për formimin e koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Kryetari i Parlamentit në afat prej tre ditëve nga dita e pranimit të njoftimit nga presidenca për dhënien e mandatit, duhet të njoftojë deputetët për kandidatin për kryeministër.

Mandatari Nikolla Gruevski ka në dispozicion 20 ditë që të dorëzojë pranë Parlamentit, përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov i dorëzoi sot mandatin liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për formimin e Qeverisë së re. Sipas afateve kushtetuese, Gruevski ka në dispozicion 20 ditë që të dorëzojë pranë Parlamentit, përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

Njëkohësisht po vijojnë negociatat për formimin e koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Kryetari i Parlamentit në afat prej tre ditëve nga dita e pranimit të njoftimit nga presidenca për dhënien e mandatit, duhet të njoftojë deputetët për kandidatin për kryeministër.

Mbledhja për zgjedhjen e Qeverisë së re mbahet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për formimin e Qeverisë. Qeveria e re zgjidhet me shumicën e votave, gjithsejt 62 vota nga gjithsejt 123 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *