Home / Lajme / Maqedoni / Haruni dha dorëheqjen nga drejtimi i PPD-së

Haruni dha dorëheqjen nga drejtimi i PPD-së

8 qershor-Lideri i Partisë për Prosperitet Demokratik, Sejfedin Haruni dha dorëheqje sot nga kreu i partisë së tij, pas rezultateve humbëse në zgjedhjet e 5 qershorit.

Lideri i Partisë për Prosperitet Demokratik, Sejfedin Haruni dha dorëheqje sot nga kreu i partisë së tij, pas rezultateve humbëse në zgjedhjet e 5 qershorit. “PPD-ja në këto zgjedhje pati rezultat shumë të dobët. Mu për këtë si akt moral ofroj organit më të lartë të partisë dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i kryetarit”, deklaroi Haruni. Ai tha se, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Partia për Prosperitet Demokratik garoi me listën për deputet në njësinë zgjedhore nr. 6 dhe në njësinë zgjedhore nr. 8, për Amerikë dhe Kanada.. Sipas tij, kandidati i PPD-së në njësinë e 8 zgjedhore kishte shanse të sigurta të dali fitues, mirëpo falë parregullsive dhe shantazheve që i bëri pushteti duke i eliminuar pa asnjë arsyetim paraprak shumicën e votuesve shqiptar nga lista e votuesve u pa qartë se ky kandidat që në start e humbën garën, gjë që solli deri te tërheqja e tij nga gara e mëtutjeshme. “Në përgjithësi për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të thuhet se në kampusin e partive politike shqiptare kishte një fushatë parazgjedhore të qetë dhe pa incidente. Kjo ndodhi edhe me 5 qershor, në ditën e votimit. Me këtë rast ua uroj fitoren Bashkimit Demokratik për Integrim dhe liderit të saj Ali Ahmetit, duke shpresuar se në qeverinë e ardhshme, pa kompleks politik të inferioritetit dhe me dinjitet do ti përfaqësojë shqiptarët dhe interesat e tyre kombëtare”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *