Home / Sport / Hasani debutoi në humbjen e Maqedonisë 0:2 nga Irlanda

Hasani debutoi në humbjen e Maqedonisë 0:2 nga Irlanda

Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon me rënien e asaj të vazhdueshme, pasi të shtunën në ndeshjen e 6-të të kualifikimeve për Europianin e 2012, ka pësuar disfatë 2:0 nga Irlanda. Loja e Maqedonisë ishte për çdo kritikë, ndërsa vlen të ceket debutimi i Ferhan Hasanit në një ndeshje zyrtare, duke qenë një ndër pikat e ralla të ndritshme të Maqedonisë.

As stadiumi i renovuar dhë mbështetja prej rreth 30 mijë spektatorëve nuk ishin të mjaftueshme që përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë të arrijë fitore në teren vendas përballë Republikës së Irlandës. Në ndeshjen e 6-të të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2012 që do të zhvillohet në Ukranië dhe Poloni, Maqedonia pësoi disfatën e 4, duke mbetur pa gjasa për tu përzier në luftën për dy vendet e para. Irlanda rezultatin e hapi në minutën e 8-të kur Robi Kin gjuajti nga distanca, ndërsa topi u devijua nga Novevski dhe paraboloi Bogatinovin që kishte lëshuar portën. Maqedonia provoi të rrikthehet, mirëpo Pandev humbi rast të mirë, ndërsa më pas edhe pse vendasit kishin dominim në lojë, megjithatë pa mundur të krijojnë raste të pastërta për të shënuar. Në këtë periudhë dy-tre aksione të mira bëri futbollisti i Shkëndijës, Ferhan Hasani, i cili në këtë ndeshje kishte debutimin e tij në një ndeshje zyrtare për ekipin më të mirë përfaqësueses të Maqedonisë. Në minutën e 37-të gabim i Grnçarovit në mbrojtje, ndërsa Robi Kin nuk fal, dhe rezultati tani ishte 2:0. Në vazhdim Maqedonia ndoshta u dëmtua me një penalti të paakorduar, ndërsa më vonë pas aksionit të mirë të Hasanit, Pandev u ndal në zonë dhe fitoi 11 metërsh. Triçkovski gjuajti nga pika e bardhë, duke goditur vetëm traun e portës. Në pjesën e dytë irlandezët ruanin mirë rezultatin, duke lënë Maqedoninë që me sulmet e saj të parrezikshme të harxhojë kohën. Edhe në këtë periudhë i vetmi që tentonte të bëjë diçka më tepër, ishte Hasani, mirëpo pos që nuk kishte ndihmën e bashkëlojtarëve tjerë, në disa raste fitohej përshtypja se bojkojtohej në sulmet drejt portës kundërshtare. ‘Sigurisht që nuk dëshironim që të humbim ndeshjen, mirëpo ky është realiteti. Unë jam i kënaqur me debutimin dhe paraqitjen time, ndërsa të njëjtën pas ndeshjes ma thanë edhe bashkëlojtarët dhe stafi teknik i përfaqësueses. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kem mundësi për të luajtur, për të prezantuar me nder shqiptarët në përfaqësuesen e Maqedonisë’, deklaroi pas ndeshjes me Irlandën, futbollisti i kampionëve të rij të Maqedonisë, Shkëndijës, Ferhan Hasani. Seleksionuesi Jonuz pas ndeshjes ishte i dëshpruar me rezultatin, ndërsa në pyetjen nëse mendon për dorëheqje u përgjigj. ‘Do të bëj një analizë detaje të gjithë kësaj që kemi bërë deri tani dhe më pas në Këshillin Drejtues të FFM-së do të kumtoj të ardhmen time. Sonte humbëm një ndeshje që s’duhej ta humbisnim. Dy gola të lehtë, penalti e paakorduar, më vonë një e humbur. Ky është futbolli. Realisht deri tani është dashur të kemi 10-11 pikë, e jo vetëm 4. Por ky është realiteti jonë dhe tani na mbetet që të punojmë për ndërtimin e një kombëtareje për të ardhmen’, deklaroi Jonuz. Në ndeshjet tjera të Grupit B, Rusia mundi 3:1 Armeninë, ndërsa Sllovakia fitoi minimalisht 1:0 kundër Andorës. Në renditje Irlanda, Sllovakia dhe Rusia kanë nga 13 pikë, Armenia 8, Maqedonia 4, ndërsa e fundit pa pikë është përfaqësuesja amatore e Andorës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *