Home / Lajme / Maqedoni / Haxhirexha i papreferuar në krye të DR

Haxhirexha i papreferuar në krye të DR

25 qershor-“Kemi respekt ndaj tij, mirëpo ai nuk mund të udhëheq partinë në këtë periudhë të tronditjes së madhe. Me këtë vendim partia si[ shihet do të shkojë drejt rrënimit të plotë. Ne kërkojmë që këtë përgjegjësi ta mbajë kreu i deritanishëm Imer Selmani dhe të kemi zgjedhje të reja brendapartiake që do të nxjerrin në kryesi të fortë”, theksoi një zyrtar i lartë i DR-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të DR-së, Kastriot Haxhirexha nuk është i preferuari i një pjese të kryesisë partiake dhe anëtarësisë së DR-së.

Kjo bëhet e ditur nga burime nga krerë të lartë të DR-së, të cilët theksojnë për INA se zgjedhja e tij dihet se nga është bërë dhe nga ka ardhur dhe se ai nuk gëzon mbështetjen e gjërë brenda partisë.

“Kemi respekt ndaj tij, mirëpo ai nuk mund të udhëheq partinë në këtë periudhë të tronditjes së madhe. Me këtë vendim partia si[ shihet do të shkojë drejt rrënimit të plotë. Ne kërkojmë që këtë përgjegjësi ta mbajë kreu i deritanishëm Imer Selmani dhe të kemi zgjedhje të reja brendapartiake që do të nxjerrin në kryesi të fortë”, theksoi një zyrtar i lartë i DR-së.

Haxhirexha brenda kësaj partie shihet si një nga politikanët e njohur që ka ndrruar disa parti politike duke filluar si deputet i PPD-së, deputet i pavarur gjatë 2000-2001, kryetar i PDK-së, më pas kalimi në PDSH, pas kësaj në kryesinë e BDSH-së me Bardhyl Mahmutin, më pas angazhimi në DR, ku deri tani ka mbetur anëtarë i kësaj partie. Por, kryesia e DR-së ka zgjedhur ate në postin e ushtruesit të detyrës së liderit, duke pasur parasysh edhe votat e fituara në zgjedhjet e 5 qershorit, ku ai arriti që të ssigurojë shumë vota në Dibër, por duke mos arritur mandatin e deputetit në njësinë e 6 zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *