Home / Lajme / Maqedoni / Haxhirexha ushtrues detyre i kryetarit të DR-së

Haxhirexha ushtrues detyre i kryetarit të DR-së

22 qershor-“Këshilli Qendror i Demokracisë së Re miratoi raportin e Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlametare dhe konstatoi se përgjegjësia për rezultatin e arritur në këto zgjedhje është kolektive dhe jo vetëm individuale. U formua komision i cili do të bëjë analiza më të thella për arsyet e rezultatit të arritur”, thuhet në komunikatën partiake, ku gjithashtu Imer Selmani njoftoi për arsyet e dorëheqjes së tij.

Kastriot Haxhirexha është caktuar ushtrues detyre i kryetarit të Demokracisë së Re, pas dorëheqjes së kreut të deritanishëm Imer Selmani. Ky vendim u soll në mbledhjen e mbajtur sot të Këshillit Qendror të kësaj partie, ku u vlerësua rezultati dhe humbja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe që [oi në dorëheqjen e kreut partiak Selmani dhe më pas nga pakënaqësitë edhe të nënkryetarit Abedin Zymberi.

“Këshilli Qendror i Demokracisë së Re miratoi raportin e Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlametare dhe konstatoi se përgjegjësia për rezultatin e arritur në këto zgjedhje është kolektive dhe jo vetëm individuale. U formua komision i cili do të bëjë analiza më të thella për arsyet e rezultatit të arritur”, thuhet në komunikatën partiake, ku gjithashtu Imer Selmani njoftoi për arsyet e dorëheqjes së tij.

Këshilli Qendror diskutoi edhe mbi aktivitetin e mëtutjeshëm politik të Demokracisë së Re dhe u zotua që të nis pregaditjet për zgjedhje të brendshme partiake dhe organizim të Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë deri në fund të vitit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *