Home / Lajme / Maqedoni / Hoxhës s’i lejohet të votojë!

Hoxhës s’i lejohet të votojë!

1 qershor-Shtabi i PDK-BDSH theksoi se arsyeja kryesore është përndjekja e vazhdueshme nga sistemi politiko-juridik i Maqedonisë dhe bllokimi i tij për të ardhur në Shkup, ku edhe duhet të votojë.

Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, i cili është bartës i Njësisë zgjedhore numër dy nën numrin rendor 4, është rasti i vetëm i zgjedhjeve të sivjetme parlamentare në Maqedoni që nuk do të mund të votojë për veten e tij.
Shtabi i PDK-BDSH theksoi se arsyeja kryesore është përndjekja e vazhdueshme nga sistemi politiko-juridik i Maqedonisë dhe bllokimi i tij për të ardhur në Shkup, ku edhe duhet të votojë. “Unë edhe pse jam pranuar nga KSHZ-ja për kandidat për deputet në Parlamentin e Maqedonisë, në pamundësi të lëvizjeve të mia, nuk do të mundem ta shfrytëzoj të drejtën time që të votoj. Jemi dëshmitar se sa padrejtësi janë bërë ndaj të gjithë shqiptarëve në Maqedoni, edhe unë sot sërish po e përjetoj padrejtësinë ku nuk kam mundësi të bëj kampanjë parazgjedhore sikur kandidatët tjerë, për shkak se kjo nuk më lejohet dhe ky është një diskriminim politik që i bëhet një kandidati të një partie më të vogël nga Nikolla Gruevski dhe BDI”, ka thënë Shaqiri në një komunikatë drejtuar mediave. Ai shtoi se fushatën ka mundur ta realizoj vetëm nga fshati Tanushë. “Asgjë të mos mundemi, të paktën do ta ngrejë zërin më së larti për t’i kundërshtuar politikat antishqiptare. Përveç faktit se nuk më është dhënë mundësia të lëvizi lirshëm në kontakt me elektoratin në tubime të ndryshme, nuk po më lejohet edhe përfaqësimi i denjë nëpër mediat elektronike”, tha Xhezair Shaqiri-Hoxha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *