Home / Lajme / Maqedoni / Interesim I madh për Wilson

Interesim I madh për Wilson

15 qershor-Sipas menaxheres gjenerale të kësaj shkolle private Wodroow Wilson Elita Masha, nxënësit I janë nënshtruar testimit sa I përket njohurive të fituara gjatë shkollimit tetëvjecar. Ajo tha se krahas kësaj poashtu do të ndahen edhe 13 bursa për nxënësit më të mirë edhe atë bursa të plota që përfshinë financimin e tërë shkollimit, bursa të pjesërishme dhe bursa terciale.

140 semimaturantë të shkollave fillore nga Tetova, Gostivari, Kërcova dhe qytete tjera të Maqedonisë perendimore të mërkurën I janë nënshtruar provimit për rregjistrim në shkollën private amerikano-shqiptare Woodroë Wilson. Sipas menaxheres gjenerale të kësaj shkolle private Wodroow Wilson Elita Masha, nxënësit I janë nënshtruar testimit sa I përket njohurive të fituara gjatë shkollimit tetëvjecar. Ajo tha se krahas kësaj poashtu do të ndahen edhe 13 bursa për nxënësit më të mirë edhe atë bursa të plota që përfshinë financimin e tërë shkollimit, bursa të pjesërishme dhe bursa terciale. Rezultatet do të shpallen në ueb sajtin e këtsaj shkolle të mesme dhe tek pallati I kulturës në Tetovës. Masha bëri të ditur se kolegji privat tani më I ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit shkollor sa I pëkret kushteve hapësinore dhe kadrovike, ndërsa pritet që solemnisht fillimi I mësimit të startojë në muajin gusht. Shkolla private Wilson është qendër edukative moderne, që u ofron shërbim arsimor cilësor, efektiv nxënësve të ciklit 9-vjeçar. Arsimi 9-vjeçar sigurohet në godinën 4-katshe, e vendosur mes bibliotekës, amfiteatrit dhe mjediseve për edukim fizik. Amfiteatri, me kapacitet prej 300 vendesh, siguron kushte për veprimtari artistike dhe promovuese. Ai ka të gjithë aksesorët për aktrim, ndriçim dhe projektim. Në funksion të edukimit fizik janë mjediset e kampusit: fushat e basketbollit, e volejbollit, e tenisit dhe e minifutbollit, tha Masha. Sipas saj, arsimi i mesëm u ofrohet studentëve në mjedise komode të pjesës kryesore të Instituti. Mjediset, me klasa për deri 20 nxënës, janë të organizuara sipas një koncepti që mundëson mësimdhënie dhe nxënie moderne. (U.H)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *