Home / Sport / Interi i beson stolin Gasperinit, ja si mund ndryshojë ekipi

Interi i beson stolin Gasperinit, ja si mund ndryshojë ekipi

Ish-trajneri i Genoas ka firmosur per dy vjet. Ndryshojnë edhe planet e në merkato, ku theksi do të vihet te krahët e mbrojtjes.

Gian Piero Gasperini, ish-trajneri i Genoas, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare prej 1 milionë eurosh në sezon. Pas refuzimeve të marra nga disa trajnerë me emër, zgjedhja jo fort e bujshme duket se ka qenë e drejtorit sportiv Marco Branca, megjithatë ka gjetur edhe konsensusin e presidenti Morati, i cili ka shprehur kënaqësinë e ploë për trajnerin e ri: “I uroj Gasperinit arritjen e sukseseve që kanë çuar Interin te titulli i kampionit të botës.
Planet e merkatos
Ndërkohë që duhet të ndryshojnë edhe planet e zikaltërve në merkato, ku theksi do të vihet te krahët e mbrojtjes. Në majën e dëshirave të Gasperinit qëndron Criscito, që deri para pak ditësh dukej se do të kalonte te Napoli, por që orët e fundit duket më afër Zenitit. Gjithsesi, me ardhjen tek Interi të ish-teknikut të tij te Genoa, s’përjashtohet që mbrojtësi anësor italian të ndërrojë mendim në momentet e fundit, për të veshur fanellën zikaltër. Alternativa duket se është Balzaretti, për të cilin janë kërkuar informacione nga Palermo. Të nevojshme përforcimet nga krahët do të jenë sidomos nëse largohet Maicon. Në repartin e sulmit duhet të konfirmohen Eto’o, Pazzini e Milito, i cili shpërtheu pikërisht te Genoa e Gasperinit dhe pritet të kthehet sërish ai i dikurshmi. Si përforcim i mundshëm shihet Giuseppe Rossi, për të cilin gjithsesi ekziston prej kohësh konkurrenca e Juventusit e sidomos e Juventusit. Rebuset më të mëdha duken në mesfushë, ku Sneijder mund të jetë në prag të ikjes, pasi nuk bën pjesë në stilin e lojës së trajnerit, që në repartin qendror preferon muskujt më shumë sesa teknikën. Fundja një shitje e leverdishme e holandezit (40 milionë ka ofruar Manchester U.) do të mbulonte një pjesë të mirë të blerjeve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *