Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: BE-ja dhe NATO prioritete të larta të Maqedonisë

Ivanov: BE-ja dhe NATO prioritete të larta të Maqedonisë

30 qershor-Procesi i bashkëpunimit i Evropës Juglindore është forum për dialog politik dhe diplomatik – ku vendet pjesëmarrëse janë të hapura për bashkëpunim në drejtim të zhvillimit të ardhshëm të rajonit, si dhe për definimin e mendimeve të përbashkëta dhe ndarjen e përvojave. Paraqet kornizë rajonale, të inicuar në qershor të vitit 1996 në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore në Sofje.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive, anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që po mbahet në qytetin bregdetar Budvë.
Në takim plenar, kryetarë dhe ministra të punëve të jashtme të vendeve-anëtare do ta shqyrtojnë raportin për takimet dhe aktivitetet e kryesimit malazez me procesin, pas çka është paraparë miratimi i raportit vjetor të Sekretarit të përgjithshëm të këshillit rajonal për bashkëpunim rajonal në EJL 2010-2011, si dhe miratimi i deklaratës përfundimtare të miratuar dje në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme.
Në margjinat e samitit është paraparë që shefi i shtetit të realizojë shumë takime dypalëshe.
Procesi i bashkëpunimit i Evropës Juglindore është forum për dialog politik dhe diplomatik – ku vendet pjesëmarrëse janë të hapura për bashkëpunim në drejtim të zhvillimit të ardhshëm të rajonit, si dhe për definimin e mendimeve të përbashkëta dhe ndarjen e përvojave. Paraqet kornizë rajonale, të inicuar në qershor të vitit 1996 në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore në Sofje.
Kryesimi me Procesin roton në çdo vit, ndërsa në këtë samit kryesuesi aktual Mali i Zi do t’ia dorëzojë Serbisë. Republika e Maqedonisë kryesimin e Maqedonisë do ta ndërmarrë vitin e ardhshëm, 2012-2013. Krahas Malit të Zi, në PBEJL marrin pjesë edhe Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia dhe

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *