Home / Lajme / Maqedoni / Java që vjen mbyllen bisedimet

Java që vjen mbyllen bisedimet

29 qershor-“Po ky ka qenë edhe njëri nga kushtet, që krahas harmonizimit të programit të kemi edhe marrëveshje të shkruar ku do të jenë të detajuara të gjitha çështjet për të cilat ne kemi biseduar gjatë këtyre ditëve. Sigurisht që ne do të insistojmë deri në fund që të ketë marrëveshje të shkruar dhe shpresojmë që ne do ja arrijmë, prandaj ne kemi thënë se pasi të arrihet kjo marrëveshje qytetarët do të jenë të njoftuar me detajet e kësaj marrëveshje të shkruar” tha Abdilaqim Ademi

Bisedimet për formimin e qeverisë së re janë nga fundi. Pas marrëveshjes së arritur për ndarjen e posteve në eshalonin e parë dhe të dytë, partnerët e koalicionit të ardhshëm qeveritar po negociojnë për ndarjen e drejtorive. Megjithatë, ata vazhdojnë ti mbajnë larg opinionit emrat e kandidatëve të cilët do të udhëheqin resoret për të cilat kanë rënë dakord këto parti. Nga BDI-ja deklarojnë se akoma nuk është diskutuar për emra konkret, derisa lakimin e disa emrave në opinion si kandidatë të mundshëm për ministra e vlerësojnë si garë të mediave për atraksion. Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja, vazhdojnë të jenë të mbyllur për mediat, edhe pse jo zyrtarisht flitet për rifreskim dhe rotacion të emrave të ministrave.“BDI-ja nuk ka vendim dhe nuk ka diskutuar për emra të cilët do të udhëheqin me resorët gjatë katër viteve të ardhshme” tha Abdilaqim Ademi, shef i grupit negociator të BDI-së. Gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë së re nuk është anashkaluar as çështja e emrit, e cila jo vetëm që mban peng integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, por mund të vërë në dyshim suksesin e Sekretariatit për çështje evropiane dhe dikasterin e Mbrojtjes, resore këto të cilat në qeverinë e ardhshme do t’i kryesoj BDI-ja. “Ne kur flasim për harmonizim të programeve dhe temave të hapura, gjithmonë kemi parasysh të gjitha temat, duke inkuadruar këtu edhe prioritetin kryesor të qytetarëve të RM-së, prioritetin kryesorë të partive politike i cili do të duhet të jetë prioritet kryesorë edhe i qeverisë së ardhshme, pra zgjidhja e çështjes së emrit dhe integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE. Ne gjithmonë kur flasim për harmonizim programesh kemi parasysh edhe këtë temë dhe unë shpresoj se kjo do të arrihet të zgjidhet në një afat sa më të shpejtë dhe Maqedonia të bëhet edhe pjesë e NATO-së dhe të filloj bisedimet” tha Abdilaqim Ademi, shef i grupit negociator të BDI-së. BDI-ja në këto negociata ka hyrë me kushtin që pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje, ajo të shndërrohet në një marrëveshje të shkruar dhe firmosur edhe nga dy liderët e partive Gruevski dhe Ahmeti. Nga VMRO DPMNE-ja, këtë nuk e pohojnë por as edhe mohojnë. “Po ky ka qenë edhe njëri nga kushtet, që krahas harmonizimit të programit të kemi edhe marrëveshje të shkruar ku do të jenë të detajuara të gjitha çështjet për të cilat ne kemi biseduar gjatë këtyre ditëve. Sigurisht që ne do të insistojmë deri në fund që të ketë marrëveshje të shkruar dhe shpresojmë që ne do ja arrijmë, prandaj ne kemi thënë se pasi të arrihet kjo marrëveshje qytetarët do të jenë të njoftuar me detajet e kësaj marrëveshje të shkruar” tha Abdilaqim Ademi, shef i grupit negociator të BDI-së.Prej dje, ka filluar numërimi mbrapsh i afatit prej 20 ditësh që mandatari ka në dispozicion për të formuar kabinetin qeveritar, të cilin bashkë me programin qeveritar do t’a prezantoj para kuvendit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *