Home / Sport / Kampionët startuan përgatitjet

Kampionët startuan përgatitjet

‘Të premten kemi nisur me përgatitjet dhe presim që deri në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve ekipi të arrijë formëm optimale. Në stërvitjen e parë kishim dy fytbollistë të rrinjë me të cilët jemi në negociata, ndërsa disa futbollistë që munguan këtë e bënë me arsye. Stafi teknik sigurisht ka planifikuar rrjedhën e përgatitjeve, ndërsa detyra jonë është që të mundësojmë kushte adekuate për punë. Për këtë qëllim planifikojmë që ekipin ta transferojmë në Austri, ku kushtet janë të shkëlqyeshme, ndërsa do kemi edhe ndeshje të forta kontrolluese. Si do që të jetë unë personalisht jam shumë i bindur se Shkëndija do të përgatitet në maksimum deri në sfidat e para në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve’, sqaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Pas 10-të ditëve pushim të merituar, skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës të premten ka nisur fazën përgatitore para debutimit në arenën ndërkombëtare. Edhe pse u prit shumë gjëra të qartësohen që në grumbullimin e parë, megjithatë në tre-katër ditët e ardhshme do të vendosën shumë gjëra rreth fizionomisë të ardhshme të ‘kuqezinjëve’. Në stërvitjen e parë ishin të pranishmë dy futbollistë serb (sulmues dhe mbrojtës), ndërsa munguan disa futbllistë të përbërjes së parë, mirëpo nga drejtuesit e skuadrës mësuam se bëhet fjalë mungesa të arsyeshme dhe ekipi së shpejti do të jetë i kompletuar. ‘Sot (e premte) kemi nisur me përgatitjet dhe presim që deri në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve ekipi të arrijë formëm optimale. Në stërvitjen e parë kishim dy fytbollistë të rrinjë me të cilët jemi në negociata, ndërsa disa futbollistë që munguan këtë e bënë me arsye. Zendeli dhe Nikitoviq pritet që të këto ditë t’i bashkohen ekipit, Abdulla është i grumbulluar me kombëtaren, ndërsa Hasanit i kemi dhënë disa ditë pushim, pasi ndjen lodhje pas paraqitjes në kombëtare’, sqaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi. Shkëndija fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Tetovë, ndërsa më pas parashihet që skuadra të udhëtojë drejt Austrisë, ku planifikohen ndeshje kontrolluese me skuadra të forta europiane. ‘Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin sigurisht ka planifikuar rrjedhën e përgatitjeve, ndërsa detyra jonë është që të mundësojmë kushte adekuate për punë. Për këtë qëllim planifikojmë që ekipin ta transferojmë në Austri, ku kushtet janë të shkëlqyeshme, ndërsa do kemi edhe ndeshje të forta kontrolluese. Si do që të jetë unë personalisht jam shumë i bindur se Shkëndija do të përgatitet në maksimum deri në sfidat e para në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Për këtë në ditët në vijim presim kompletimin e ekipit, kur do të dijmë saktë edhe përfrocimet dhe largimet e mundshme dhe më pas na mbetet që vetëm me punë maksimale të provojmë që skuadra të arrijmë formën optimale’, përfundoi Ibishi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *