Home / Lajme / Maqedoni / Kanosja më e madhe për sigurinë është Al Kaeda

Kanosja më e madhe për sigurinë është Al Kaeda

7 qershor-“Terroristët shfrytëzojnë pasaporta të falsifikuara dhe kjo gjë brengos më së shumti. Problem shtesë është ajo se një numër i madh i shteteve akoma nuk kanë bazë qëndrore për humbjen e dokumenteve personale. Gjysmë miliardë pasagjerë në vit e kalojnë kontrollin kufitar pa kontroll të autenticitetit të dokumenteve”, thekson Noubal.

Rrjeti terroristik Al Kaeda dhe grupet ekstremiste lidhur me të akoma janë kanosje për sigurinë edhe krahas likuidimit të Osama bin Ladenit, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Ronald Noubal në Forumin e përfaqësuesve nga aviobiznesi, që mbahet në Singapor.

Ai theksoi se transporti publik, në veçanti ai ajror më së shumti është i ekspozuar në rrezik.

“Terroristët shfrytëzojnë pasaporta të falsifikuara dhe kjo gjë brengos më së shumti. Problem shtesë është ajo se një numër i madh i shteteve akoma nuk kanë bazë qëndrore për humbjen e dokumenteve personale. Gjysmë miliardë pasagjerë në vit e kalojnë kontrollin kufitar pa kontroll të autenticitetit të dokumenteve”, thekson Noubal.

Shërbimet e sigurisë vitin e kaluar i kanë kontrolluar dokumentet personale të 490 milionë udhëtarëve, ndërsa te 40.000 prej tyre është përcaktuar se dokumentet i kanë regjistruar si të humbura ose të vjedhura. Në bazën e Interpolit ka informacione për 16 milionë pasaporta të humbura dhe 12 milionë letërnjoftime kombëtare.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *