Home / Lajme / Maqedoni / Kekeshi, pret intensifikim të negociatave mes Shkupit dhe Athinës

Kekeshi, pret intensifikim të negociatave mes Shkupit dhe Athinës

27 qershor-Sipas tij, me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi rajonal dhe raportet e mira ndër fqinjësore andaj pret edhe angazhim më të madh të negociatave mes Shkupit e Athinës rreth zgjidhjes së problemit të emrit. Gjatë kryesimit të Hungarisë me BE-në sipas ambasadorit Kekeshi, Maqedonia është mbajtur lartë në agjendën politike evropiane.

Maqedonia sa më shpejt duhet t’i filloj negociatat për anëtarësim në BE pasi kjo është në interes të të gjitha shteteve anëtare të Unionit, ka deklaruar ambasadori i Hungarisë në Shkup Ferenc Kekeshi, vendi i të cilit për disa ditë do të përfundoj me kryesimin me BE-në. Sipas tij, me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi rajonal dhe raportet e mira ndër fqinjësore andaj pret edhe angazhim më të madh të negociatave mes Shkupit e Athinës rreth zgjidhjes së problemit të emrit. Gjatë kryesimit të Hungarisë me BE-në sipas ambasadorit Kekeshi, Maqedonia është mbajtur lartë në agjendën politike evropiane.
“Ne angazhohemi për fillimin e negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur sepse është në interes jo vetëm të Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe për gjithë anëtarët e BE-së. Ne u kemi thënë palëve që të përshpejtojnë procesin negociues, sepse raportet e mira ndër fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është pjesë esenciale për të qenë anëtare e BE-së. Për këtë arsye , gjatë muajve në vijim presim aktivitet më të madh”, deklaroi Ferenc Kekeshi ambasadori i Hungarisë në Maqedoni.
Kekeshi nuk deshi të komentoj vendosjen e statujës së Aleksandërit të Madh në sheshin e Shkupit duke përsëritur se me rëndësi të madhe janë marrëdhëniet ndër fqinjësore.
“Vendosja e përmendoreve të njëjta në dy shtete fqinje mund të trajtohet ndryshe në ato shtete andaj nuk do të kisha dashur të komentoj rreth kësaj sepse raportet ndër fqinjësore janë mjaft të rëndësishme”, tha Ferenc Kekeshi, ambasadori i Hungarisë në Maqedoni.
Ambasadori hungarez Ferenc Kekeshi u shpreh i kënaqur nga puna e realizuar gjatë kryesimit hungarez me BE pasi siç theksoi ai Hungaria ka arritur të përmbush premtimet e dhëna edhe pse kushtet nuk ishin në favor të tyre për shkak të krizës me eurozonën.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *