Home / Sport / KF Rufeja-M sot pranon trofeun

KF Rufeja-M sot pranon trofeun

‘Ne kemi lënë pas një sezon të shkëlqyeshëm, ku arritëm të fitojmë titullin e kampionit në Ligën e Tretë dhe arritëm të inkuadrohemi në Ligën e Dytë. Prandaj e pamë të udhës që këtë sukses ta shënojmë me një organizim të këtillë, ku do të pranojmë trofeun për titullin e fituar’, sqaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

Klubi i futbollit Rufeja-M nga fshati Miletinë i Tetovës ka lënë pas një sezon të suksesshëm, duke fituar titullin e kampionit në Ligën e Tretë – Grupi i Perendimit, që automatikisht nënkupton kualifikim në Ligën e Dytë republikane të futbollit të Maqedonisë. Ky sukses është historik për skuadrën miletinase dhe drejtuesit e ekipit duan që këtë moment ta shënojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë qëllim nga KF Rufeja-M për sot (11 qershor, e shtunë) kanë organizuar ndeshje miqësore me ekipin që do përbëhet me futbollistë nga të gjithë skuadrat tjera të Ligës së Tretë, ndërsa para fillimit të të njëjtës, zyrtarë të FFM-së skuadrës së Rufesë do t’i dorëzojnë trofeun për titullin e fituar. ‘Ne kemi lënë pas një sezon të shkëlqyeshëm, ku arritëm të fitojmë titullin e kampionit në Ligën e Tretë dhe arritëm të inkuadrohemi në Ligën e Dytë. Prandaj e pamë të udhës që këtë sukses ta shënojmë me një organizim të këtillë, ku do të pranojmë trofeun për titullin e fituar’, sqaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi. ‘Ky moment për ekipin Rrufeja-M është një sukses që vërtet duhet të shënohet në mënyrë madhështore. Për klubin e Miletinës është ky një sukses historik, pasi vjen nga një vendbanim i vogël, por që është përkrahës shumë i madh i futbollit’, deklaroi pronari i klubit Samet Rasimi, i cili është më i merituari për këtë ‘renesansë’ të futbollit në rajonin ku funksionon ky ekip. Ndeshja e futbollit mes KF Rufeja-M dhe seleksionit të Ligës së Tretë-Grupi Perendim, zhvillohet sot me fillim në orën 17:00, ndërsa drejtuesit e miletinasve pas përfundimit të të njëjtës do të shtrojnë darkë të përbashkët në një restorant në Tetovë. ‘Ne kemi ftuar shumë puntorë sportiv, futbollistë, funksionarë, përfaqësues të mediave dhe shumë mysafirë që t’i bashkohen ftesës sonë për të shënuar këtë sukses historik të skuadrës tonë. Falemenderojmë të gjithë që përkrahën dhe vlerësuan suksesin tonë, ndërsa shpresojmë që në të ardhmen të arrijmë suksese edhe më të mëdha’, shtoi Fetishi. Skuadra e futbollit Rufeja-M është ekipi i pestë shqiptar që vitin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë, pas Dritës së Bogovinës, Vëllazërimit të Kërçovës, Rinisë së Gostivarit dhe Korabit të Dibrës, të cilët gjithashtu këtë vit arritën të kualifikohen në kategorinë e Dytë, ku rrikthehen pas disa viteve pauzë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *