Home / Sport / Kombëtarja, sot në Bosnje, Kapllani mbetet në Tiranë

Kombëtarja, sot në Bosnje, Kapllani mbetet në Tiranë

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot për në Bosnje-Hercegovinë, ku nesër në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e gjashtë në eliminatoret e Euro 2012.

Trajneri Kuzhe ka lënë në shtëpi Edmond Kapllanin, që është i dëmtuar, ndërkohë që Hamdi Salihi është i gatshëm. Shqipëria do të zbresë në fushë me Ujkanin, Canën, Currin, Dallkun, Vangjelin, Bulkun, Lalën, Skelën, Agollin, Bogdanin e Salihin. Ndeshja do të luhet në orën 20.15, në fushën e vështirë të Zenicës.

Në prag të takimit me Bosnje-Hercegovinën, trajneri i kombëtares kuqezi ndryshoi shumë nga plani fillestar i sfidës. Humbja që kanë pësuar boshnjakët në Rumani, ka bërë që skuadra e Safet Sushiç të jetë dyfish e motivuar për të fituar me Shqipërinë. Duke parë këtë, Kuzhe pritet të hedhë në fushë një skuadër mbrojtëse edhe pse në fushë do të jenë dy sulmues të konfirmuar si Salihi e Bogdani.

“Në Bosnje shkojmë me ambicie të mëdha për një rezultat pozitiv, por duhet të jemi shumë të organizuar në mbrojtje, sepse ata kanë lojtarë shumë të mirë, – deklaroi Kuzhe në konferencën për shtyp të mbajtur dje në Durrës. – ‘Duhet të luajmë në bllok, duke u mbrojtur shpesh edhe me 9 futbollistë, sepse sot, në futbollin modern, çdo skuadër i kushton shumë rëndësi mbrojtjes. Ne do të kemi thuajse të njëjtin formacion si me Bjellorusinë, përveç faktit që do të luajnë edhe Curri e Dallku. Barazim? Po, një pikë do të ishte mirë, por gjithsesi mua më pëlqen të fitoj”, shtoi kroati. Sipas tij, kjo ndeshje ka një specifikë tjetër, pasi në rast fitoreje, e çon Shqipërinë në një pozicion të favorshëm për kualifikim. “Nëse sheh situatën, nëse fitojmë dy ndeshjet e radhës, do të jemi në vend të parë në grup. Ne kemi një shprehje, që gjithçka mund të ndodhë, por lojtarët nuk duhet të stresohen nga kjo ide”, shtoi Kuzhe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *