Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës paralajmëron qytetarët

Komuna e Tetovës paralajmëron qytetarët

29 qershor-Me fjalë të tjera, tentativa për mashtrim si pasojë nuk ka vetëm Vendimin për rënim por edhe përgjegjësi penale si edhe gjoba shumë të rënda. Ndryshe, Inspektorati Komunal i Tetovës do ti shfrytëzojë edhe incizimet aero-fotogrametrike nga Agjencioni për kadastër dhe patundshmëri ku do të verifikohet se a janë të dorëzuara kërkesat në përputhshmëri me kornizën e paraparë ligjore.

Komuna e Tetovës paralajmëron qytetarët për pasojat ligjore gjegjësisht për përgjegjësinë penale të cilat mund të vijnë pas veprimeve të jashtëligjshme si pasojë e hutisë dhe paqartësisë në interpretimin e Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi.Kohën e fundit jemi dëshmitarë se nga hutia dhe paqartësia në interpretimin e këtij Ligji, qytetarët vazhdojnë të ndërtojnë objekte pa leje duke menduar se të njëjtat do të legalizohen brenda periudhës që Ligji parasheh afatet e dorëzimit të dokumenteve para organit përkatës, e kjo është data 3 Shator. I paralajmërojmë qytetarët se ky është një kurth ku me ose pa vetëdije do të hyjnë shumë qytetarë. Ligji për legalizime, menjëherë pas hyrjes në fuqi si pasojë e mangësive dhe paqartësive të shumta pësoi edhe Plotësim-ndryshimet e para në shumë Nene dhe Pika, por më e rëndësishmja është Plotësim-ndryshimi i Nenit 2 të Ligjit për Plotësim-ndryshim për veprim me objektet e ndërtuara pa leje i cili kërkon deklaratë të verifikuar në noter të dhënë me përgjegjësi penale dhe materiale me të cilat kërkuesi do të vërtetojë se objekti pa leje është ndërtuar para hyrjes në fuqi të këtij Ligji. Me fjalë të tjera, tentativa për mashtrim si pasojë nuk ka vetëm Vendimin për rënim por edhe përgjegjësi penale si edhe gjoba shumë të rënda. Ndryshe, Inspektorati Komunal i Tetovës do ti shfrytëzojë edhe incizimet aero-fotogrametrike nga Agjencioni për kadastër dhe patundshmëri ku do të verifikohet se a janë të dorëzuara kërkesat në përputhshmëri me kornizën e paraparë ligjore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *