Home / Lajme / Maqedoni / Konferenca ballkanike në Ohër, nuk ftohet Kosova

Konferenca ballkanike në Ohër, nuk ftohet Kosova

8 qershor-Në këtë konferencë nuk është ftuar asnjë një përfaqësues i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa ende nuk dihen arsyet për mos ftesën e kosovarëve në këtë eveniment mjaftë të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

Në Ohër prej sot fillon Konferenca e pestë e shefave të shtatmadhorive të armatave nga vendet ballkanike.

Në Konferencë, krahas nikoqirit – kryesues, shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonelit Mirosllav Stojanovski, do të marrin pjesë shefat e SHM të forcave të armatosura (FA) të Shqipërisë, gjenerali brigadier Maksim Malaj, i FA të Bosnjë e Hercegovinës, gjeneral-nënkoloneli Milladin Millojçiq, i Bullgarisë, gjenerali Simeon Simeonov, si dhe zëvendësat e SHM të Greqisë, gjeneral-nënkoloneli Georgios Nakopulos, i Rumanisë, gjeneral-nënkoloneli Dan Gika-Radu, i Serbisë, gjenerali Milloje Miletiq, komandanti i Armatës së tretë turke, gjenerali Jallçin Ataman dhe SHM i FA të Malit të Zi, viceadmirali Dragan Samarxhiq.

Në këtë konferencë nuk është ftuar asnjë një përfaqësues i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa ende nuk dihen arsyet për mos ftesën e kosovarëve në këtë eveniment mjaftë të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

Krahas shefave të SHM të armatave nga vendet ballkanike në rolin e mysafirëve do të marrin pjesë zëvendës kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, gjeneral-nënkoloneli Valter Gaskin, komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli, admirali Samuel Loklier, zëvendësi i drejtorit për planifikim të komandës së forcave të SHBA-së në Evropë, Majkëll Rajan, zëvendësi i SHM të FA të Sllovenisë, kontra admirali Renato Petriç dhe zëvendësi i SHM të FA të Kroacisë, kontra admirali Zdenko Simiçiq.

Në hapjen e konferencës së pestë të shefave të shtatmadhorive nga Ballkani, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, i cili do të mbajë fjalim para të pranishmëve.

Konferenca ballkanike e shefave të shtatmadhorive, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, paraqet rezultat të nismave dhe angazhimeve për përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në rajon, të cilat kanë për qëllim promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Në fokus të konferencës së pestë të SHM të armatave nga vendet ballkanike pritet të përforcohet bashkëpunimi në fushën e stërvitjes dhe ushtrimeve, përforcimi i marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, si dhe vazhdimi i proceseve të filluara për përballje të ndërsjellë me sfidat bashkëkohore të sigurisë, të iniciuara në konferencat paraprake.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *