Home / Lajme / Rajon / Kriza në Greqi, çon pushuesit në bregdetin shqiptar

Kriza në Greqi, çon pushuesit në bregdetin shqiptar

15 qershor-“Ne presim edhe këtë vit një numër të madh të turistëve nga Maqedonia, për shkak se kushtet që ofrojmë dhe mundësia për të pushuar, është më lirë se sa në vendet e tjera turistike. E rëndësishme është edhe afërsia si vend fqinj”, thekson Ervin Bytyçi, menaxher i Hotel “OAZ”, i cili ofron akomodim dhe kushte më të volitshme dhe shumë të mira për pushuesit nga Maqedonia, por edhe vendet e tjera, që janë klientët e rregullt. Edhe pranë hoteleve të tjera bëjnë të ditur se kanë pushues të rregullt nga Maqedonia dhe se po përgatiten për sezonin veror. “Sigurisht se nuk do të ketë ndryshime të shumta, përveç atyre ndryshimeve që të jetë sa më mirë”, kanë theksuar hotel Amandi.

Ende pa ardhur sezoni i prenotimeve për pushimet verore, një numër i madh i agjencive turistike theksojnë se bregdeti shqiptar pritet të jetë në qendër të vëmendjes për pushuesit nga Maqedonia. Hotelet dhe agjencitë turistike shqiptare vlerësojnë se edhe sivjet do të ketë invazion të madh të turistëve nga Maqedonia.

“Ne presim edhe këtë vit një numër të madh të turistëve nga Maqedonia, për shkak se kushtet që ofrojmë dhe mundësia për të pushuar, është më lirë se sa në vendet e tjera turistike. E rëndësishme është edhe afërsia si vend fqinj”, thekson Ervin Bytyçi, menaxher i Hotel “OAZ”, i cili ofron akomodim dhe kushte më të volitshme dhe shumë të mira për pushuesit nga Maqedonia, por edhe vendet e tjera, që janë klientët e rregullt. Edhe pranë hoteleve të tjera bëjnë të ditur se kanë pushues të rregullt nga Maqedonia dhe se po përgatiten për sezonin veror. “Sigurisht se nuk do të ketë ndryshime të shumta, përveç atyre ndryshimeve që të jetë sa më mirë”, kanë theksuar hotel Amandi.

Agjencitë turistike në Maqedoni gjithashtu theksojnë se për çdo sezon janë të fokusuar më së tepërmi edhe për rivierën shqiptare, për shkak të interesit të lartë të qytetarëve. Riviera shqiptare pritet të ketë rritja të turistëve, sidomos të tërheqjes së atyre që preferojnë bregdetin grek. Në Greqi flitet se deri tani janë anuluar një numër i madh i aranzhmaneve të rezervuara turistike nga turistë nga vendet e ndryshme të botës, për shkak të trazirave të fundit dhe pasigurisë së shtuar nga kaosi dhe kriza financiare.

Por agjencitë në Shkup që punojnë me Greqinë theksojnë se gjërat po shkojnë në normale, për shkak se në pikat turistike nuk ka probleme, përveç në qytetet e mëdha. (INA)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *