Home / Lajme / Rajon / Kroacia nga 1 korriku 2013, anëtare e BE-së

Kroacia nga 1 korriku 2013, anëtare e BE-së

10 qershor-“Kroacia sot është e gatshme për një hap më përpara, ndërsa kjo është shenjë edhe për vendet e tjera të Evropës Juglindore, se BE-ja është konzistente dhe reformat e bëjnë çmimin”, shtoi Baroso.
Shefat e diplomacive të 27-të anëtareve të BE-së janë thirrur nga ana e tyre ta japin miratimin më 21 qershor, disa ditë para takimit të kreut të liderëve evropianë, kumtuan burimet diplomatike në Bruksel.

Komisioni Evropian dha dritë jeshile për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian nga 1 korriku i vitit 2013. Këtë e kumtoi të premten në Bruksel kryetari i KE-së, Zhoze Manuel Baroso.
“Komisioni Evropian vendosi t’i propozojë Këshillit të ministrave të BE-së të mbyllen edhe katër kapitujt e fundit nga gjithsej 35 në negociatat me Kroacinë për bashkimin e saj drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e Barosos. Sipas tij kjo e hap rrugën për bashkimin e Kroacisë drejt BE-së nga 1 korriku i vitit 2013, nëse data, e propozuar nga Komisioni, përcaktohet nga Këshilli dhe shtoi se “kjo është ditë historike për Kroacinë dhe për gjithë BE-në”.
“Kroacia sot është e gatshme për një hap më përpara, ndërsa kjo është shenjë edhe për vendet e tjera të Evropës Juglindore, se BE-ja është konzistente dhe reformat e bëjnë çmimin”, shtoi Baroso.
Shefat e diplomacive të 27-të anëtareve të BE-së janë thirrur nga ana e tyre ta japin miratimin më 21 qershor, disa ditë para takimit të kreut të liderëve evropianë, kumtuan burimet diplomatike në Bruksel.
Negociatat me Kroacinë për një kohë të gjatë ishin në qorrsokak për shkak kapitullit në gjyqësi. BE kërkoi nga Kroacia të shënojë zhvillim në sferën e luftës kundër korrupsionit, kërkimit pas kriminelëve të luftës dhe bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, si dhe të bëjë reforma në gjyqësi, e cila do të sigurojë pavarësinë e gjykatësve.
“Nuk kam besuar se kroatët do të arrijnë ta bëjnë këtë. Por për një vit ata në tërësi e reformuan sistemin gjyqësor”, deklaroi sot euro-komisari për drejtësi Vivien Reding.
Kroacia i filloi negociatat për t’iu bashkuar BE-së në vitin 2005. Kroacia është shteti i dytë nga ish-Jugosllavia që do të hyjë në BE, pas Sllovenisë, e cila u bë anëtare e BE-së në vitin 2004.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *