Home / Lajme / Maqedoni / KSHA bojkton zgjedhjet në SHBA dhe Kanada

KSHA bojkton zgjedhjet në SHBA dhe Kanada

2 qershor-“Dua të informoj qëndrimin e PPD-së dhe komunitetit shqiptaro Amerikan me seli në Çikago, ku garojmë me kandidatin Tefik Abdullahu se kemi vendosur që të bojkotojmë zgjedhjet në njësinë zgjehdore numër 8 gjegjësisht në diasporë, pasi që realisht në këtë njësi ka mbi 700 votues shqiptarë, ndërsa nga lista e KQZ janë larguar rreth 400 votues dhe kjo është një shkretim dhe masakrim i listës zgjedhore nga ana e punëtorëve administrativ në KQZ dhe pikërisht kjo është pasojë e një marrëveshje bodurmi mes Gruevskit dhe Ahmetit, prandaj shtabi qendror i PPD-së dhe KSHA-së vendosi që të bojkotojë zgjedhjet në diasporë”, tha Muhamedi

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan (KSHA) ka vendosur që të bojkotojë zgjedhjet në njësinë zgjedhore numër 8 që përfshinë SHBA-në dhe Kanadanë, ku ky komunitet garon me kandidatin e përbashkët me PPD-në Tefik Abdullahu.Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetarit të shtabit zgjedhor të PPD-së Nijazi Muhamedi, gjatë një pres konference në selinë e kësaj partie. “Dua të informoj qëndrimin e PPD-së dhe komunitetit shqiptaro Amerikan me seli në Çikago, ku garojmë me kandidatin Tefik Abdullahu se kemi vendosur që të bojkotojmë zgjedhjet në njësinë zgjehdore numër 8 gjegjësisht në diasporë, pasi që realisht në këtë njësi ka mbi 700 votues shqiptarë, ndërsa nga lista e KQZ janë larguar rreth 400 votues dhe kjo është një shkretim dhe masakrim i listës zgjedhore nga ana e punëtorëve administrativ në KQZ dhe pikërisht kjo është pasojë e një marrëveshje bodurmi mes Gruevskit dhe Ahmetit, prandaj shtabi qendror i PPD-së dhe KSHA-së vendosi që të bojkotojë zgjedhjet në diasporë”, tha Muhamedi. Ai nënvizoi se për këtë do të alarmohen të gjithë institucionet relevante në SHBA, Kanada dhe institucionet ndërkombëtare në Maqedoni. Ndërkohë kryetari i PPD-së Sefedin Haruni, gjatë një mesazhi drejtuar qytetarëve shqiptarë ka ftuar ata që të përkrahin opcionin që ofron PPD-ja pasi që siç tha ai ky është në interes afatgjatë të shqiptarëve të Maqedonisë.”Ne vlerësojmë se në këto zgjedhje kjo votë do të jetë shumë më e shenjtë se parataë e ofruara, pra vota materiale që do të sigurohet nga paratë e koruptuara.Gjithsesi se vota për PPD-në do të jetë në funskion të realizimit të aspiratave tona shekullore që edhe shqiptarët, krahas maqedonasve si në aspektin juridiko-kushtetues ashtu edhe në aspektin funksional të definohet si popull, prandaj kësaj radhe do të dëshmojmë se ne jemi popull sepse ky është sllogani i PPD-së dhe i popullit shqiptar në maqedoni dhe në suaza të kësaj të zgjidhet edhe fati i shqiptarëve”, tha kryetari i kësaj partie Sefedin Haruni.Në fund kreu i PPD-së ka falënderuar KSHA, për mbështetjen e fuqishme që ky komunitet i ka dhënë PPD-së, si program i vetëm që ofron zgjidhje të drejtë për statusin politik të shqiptarëve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *