Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Deri në orën 10, jehona 14,02 për qind

KSHZ: Deri në orën 10, jehona 14,02 për qind

5 qershor-Procesi zgjedhor, theksoi Kondarko, vijon në rend më të mirë edhe në KSHZ nuk ka denoncime për parregullsi. Ai edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votim lirisht që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, jehona e votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare, deri në orën 10, është 14,02 për qind.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko në konferencën për shtyp informoi se deri në orën 10 kanë votuar 224.837 qytetarë.

Jehona në njësinë e parë zgjedhore është 16,4 për qind, në të dytën 13,21 në të tretën 18, 61 për qind. Në njësinë e katërt zgjedhore të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16,27 për qind nga votuesit, në të pestën 13,81, ndërsa në të gjashtën 7,9 për qind.

Procesi zgjedhor, theksoi Kondarko, vijon në rend më të mirë edhe në KSHZ nuk ka denoncime për parregullsi. Ai edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votim lirisht që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme kanë 1.821.122 qytetarë me të të drejtë vote të evidentuar në Listën zjedhore. Vendvotimet janë hapur nga ora 7 deri në orën 19.

Kryetari i KSHZ-së theksoi se Komisioni nuk ka të dhëna për probleme eventuale në parashtrimin e materialit nga votimi në diasporë, e cila për herë të parë në këto zgjedhje kishte të drejtë ta japë votën e saj.

“Konform ligjit, protokollit dhe udhëzimeve të KSHZ-së të kontraktuara me MPJ-në parashtrimi zhvillohet me postë diplomatike me lloj të veçantë të paketimit dhe kështu siç arrin ai material do të sigurohet dhe ruhet nga KSHZ-ja. Rezultatet do të publikohen së bashku me rezultatet nga votimi i sotëm, respektivisht pas mbylljes së votimit pas orës 19”, tha Kondarko.

Në Tearce të Tetovës jehona e votuesve tani për tani është nën nëntë për qind. Nga 21.707 votues të regjistruar, kanë dalë 1.780.

Në Jegunoc kanë votuar 1.179 nga 11.037 votues të regjistruar apo rreth 10 për qind, në Bërvenicë 9,7 prej 14.741, në Bogovinë 6,6 prej 25.620, ndërsa në Tetovë 4.525 nga 80.110 që është 5,66 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *