Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: fotografuesit e votës të gjobiten

KSHZ: fotografuesit e votës të gjobiten

9 qershor-‘Ja, unë i kam këtu edhe origjinalët. Edhe unë nuk kam përgjigje dhe habitem se si është e mundur që në një vendvotim, në një kuti të paraqiten fletë shtesë votimi. Nuk kam përgjigje, edhe unë e shtroj të njëjtën pyetje. Me siguri ata që kanë hapur kutinë duhet të na japin përgjigje. Këto fletë janë larguar nga kutia, nuk janë numëruar pasi kanë qenë tepër dhe i janë ndarë secilit që t’i marrë me vete. Në atë parim e kanë zgjidhur problemin’, tha Konstatin Kartovaliev përfaqësues i autorizuar i partisë ‘Të bashkuar për Maqedonin’.

KSHZ hodhi poshtë 9 ankesat e partisë ‘Të bashkuar për Maqedoninë’ për shkak se shumica e tyre kishin të bënin me fotografimin e fletës së votimit, të denoncuara më parë edhe nga partitë e tjera. Për të gjitha këto raste KSHZ kërkoi nga Ministria e Brendshme të vërtetojë rastet dhe të marrë masa juridike ndaj personave që kanë shkelur ligjin. Gjoba për fotografimin e fletës së votimit sillet nga 300 deri më 1000 euro. Rast i veçantë ishte ankesa për vendvotimin 19-48 në Tetovë ku janë konstatuar më tepër fletë votimi në kuti se sa në regjistrin zgjedhor. Kryetari i këshillit zgjedhor u ka ndarë fletët përfaqësuesve të partive politike. Edhe pse KSHZ-ja parimisht hodhi poshtë ankesën me arsyetim se përfaqësuesit e partive nuk është dashur të marrin fletët e votimit pasi nuk janë pronë e tyre, megjithatë këta rast, do ta hetojë duke marrë në pyetje anëtarët e këshillit zgjedhor, si dhe do të shqyrtojë edhe materialin zgjedhor.

‘Nëse ka ndodhur kjo, atëherë ajo është diçka e pazakontë dhe e palejuar’, tha Jovan Josifovski, anëtar i KSHZ-së.

‘Të theksoj se kjo është çështje serioze. Ju keni dorëzuar edhe kopjet e fletëve të votimit’, tha Boris Kondarko kryetar i KSHZ-së.

‘Ja, unë i kam këtu edhe origjinalët. Edhe unë nuk kam përgjigje dhe habitem se si është e mundur që në një vendvotim, në një kuti të paraqiten fletë shtesë votimi. Nuk kam përgjigje, edhe unë e shtroj të njëjtën pyetje. Me siguri ata që kanë hapur kutinë duhet të na japin përgjigje. Këto fletë janë larguar nga kutia, nuk janë numëruar pasi kanë qenë tepër dhe i janë ndarë secilit që t’i marrë me vete. Në atë parim e kanë zgjidhur problemin’, tha Konstatin Kartovaliev përfaqësues i autorizuar i partisë ‘Të bashkuar për Maqedonin’.

‘Në procesverbalin 16 nga vendvotimi 19-48 nuk ka asnjë vërejtje ndaj parashtrimeve të bëra nga ana e ankuesit; se janë paraqitur fletëvotimi shtesë dhe të gjitha janë ndarë që të humbet gjurma në një farë mënyre. Kështu që unë, nuk mund ta imagjinojë se si mund të ndodhë kjo kur atje ka pasur përfaqësues nga të gjitha partitë politike’, tha Bedredin Ibrahimi anëtar i KSHZ-së.
Partia ‘Të bashkuar për Maqedoninë’ tani do ta kërkojë drejtësinë në gjykatën administrative. Nga KSHZ-ja informuan se të gjithë kryetarët e komunave që kanë fituar në zgjedhjet e 5 qershorit kanë deklaruar se mbeten në postin e mëparshëm, pra kryetar komune.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *