Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ i kumtoi rezultatet përfundimtare

KSHZ i kumtoi rezultatet përfundimtare

14 qershor-Sipas KSHZ, në zgjedhjet e 5 qershorit kanë votuar gjithsej 1.156.449 qytetarë apo 63,48 për qind e personave të regjistruarve në Listën zgjedhore, kurse Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi 438.138 vota, Koalicioni i kryesuar nga LSDM 368.496, BDI 115.092, PDSH 66.315 vota

– Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë votuar gjithsej 1.156.449 qytetarë apo 63,48 për qind e personave të regjistruarve në Listën zgjedhore. Këtë e kumtoi të martën Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Sipas KSHZ-së, 1.124.064 fletëvotime janë të vlefshme, 31.985 nuk janë të vlefshme, ndërsa 665.449 janë të papërdorura.

“Në zgjedhjet e mbajtura më 5 qershor, Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi 438.138 vota apo 38,98 për qind të votave, koalicioni i kryesuar nga LSDM 368.496 apo 32,78 për qind, BDI 115.092 apo 10,24 për qind, PDSH 66.315 apo 5,90 për qind, Të bashkuar për Maqedoninë 17.081 apo 1,52 për qind, PLD 16.551 apo 1,47….”, informoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në konferencën për shtyp ku u publikuan rezultatet përfundimtare zyrtare nga zgjedhjet e 5 qershorit, pas përfundimit të afateve për ankesa.

KSHZ nesër do ta shqyrtojë raportin përfundimtar për zgjedhjet e mbajtura me çka ato edhe zyrtarisht do të jenë të përfunduara.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *