Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Vendvotimet në Maqedoni janë hapur me kohë

KSHZ: Vendvotimet në Maqedoni janë hapur me kohë

5 qershor-Votimi për zgjedhjet parlamentare filloi në orën 7 dhe do të zgjasë deri në orën 19, periudhë gjatë së cilës të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 1.821.122 votues.Ata të drejtën e votës mund ta japin për 18 lista të kandidatëve në të cilat ka 1.679 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë.Komisioni shtetëror zgjedhor u bëri thirrje qytetarëve në një numër sa më të madh të dalin dhe të votojnë lirshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të gjitha 2.976 vendvotimet në Maqedoni janë hapur me kohë. Votimi për zgjedhjet parlamentare filloi në orën 7 dhe do të zgjasë deri në orën 19, periudhë gjatë së cilës të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 1.821.122 votues.Ata të drejtën e votës mund ta japin për 18 lista të kandidatëve në të cilat ka 1.679 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë.Komisioni shtetëror zgjedhor u bëri thirrje qytetarëve në një numër sa më të madh të dalin dhe të votojnë lirshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Njëkohësisht paralajmëroi se çdo lloj parregullsie zgjedhore dhe shkelje e ligjit ashpër do të sanksionohet.Qytetarët të cilët nuk e dinë apo nuk janë të sigurtë ku duhet të votojnë në zgjedhjet e sotme parlamentare mund të marrin apo kontrollojnë informatat në internet faqen izbirackispisok.gov.mk ku duhet të japin të dhënat e tyre (emrin, mbiemrin dhe numrin e amzës).Qytetarët mund të paraqesin parregullsi eventuale apo të japin informata lidhur me procesin zgjedhor në linjën telefonike falas 080 080 080.Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip sot do të hapen me qëllim që gjatë procesit zgjedhor, qytetarëve t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.Avokati i popullit komunikoi se qytetarët mund të drejtohen personalisht në zyrat, por edhe në linjën falas të telefonit 0800 54321, si dh në numrat: Shkup 02 3129-335, Manastir 047 242-310, Kërçovë 045 228-586, Kumanovë 031 431-448, Strumicë 034 329-995, Tetovë 044 344-081 dhe Shtip 032 389-701

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *