Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: VMRO-DPMNE dhe BDI shënojnë epërsi

KSHZ: VMRO-DPMNE dhe BDI shënojnë epërsi

6 qershor-Më së shumti vota në zgjedhjet e djeshme parlamentare fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE. Sipas rezultateteve nga përpunim i 97,9 për qind të vendvotimeve, të cilat i publikoi sot në mëngjes Komisioni shtetëror zgjedhor, koalicioni qeveritar ka marrë 426.804 vota apo 39.36 për qind, ndërsa koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja 358.169 vota apo 33,03 për qind.

BDI ka fituar 108.371 vota (9,99%), PDSH 59.693 (5,51%), RDK 29,132 (2,69%), VMRO- PP 27.466 (2,53%), Demokracia e Re 19.314 (1,78%), Të bashkuar për Maqedoninë 16.333 (1,51%), PLD 15.958 (1,47%), Dinjiteti 8.607 (0,79), Partia e Demokratëve të Bashkuar për Maqedoninë 4.391 (0,40%), USD 2.169 (0,20%), BDK 428 (0,04%), PSDM 1.773 (0,16%), E djatha demokratike 1.458 (0,13%), Partia evropiane e Maqedonisë 120 (0,01%), PPD 248 (0,02%).

Jehona është 63,35 për qind. Në votim dje kanë dalë 1.119.889 qytetarë, ndërsa numri i fletvotimeve të vlefshme është 1.088.843.
Pritet KSHZ sot t’i kumtojë rezultatet fillestare nga zgjedhjet parlamentare. Rezultatet përfundimtare publikohen në afat prej 24 orëve pas finalizimit të tyre.

Rezultatet preliminare të Komisionit Shtetëror Zgjedhore, për fitues nxjerrin VMRO-DPMNE-në e Gruevskit te spektri politik maqedonas dhe Bashkimin Demokratik për Integrim në spektrin politik shqiptar. Nga të dhënat e përpunuara nga të gjitha vendvotimet – 3012, gjegjësisht 100 për qind e tyre, VMRO ka marrë 437665 vota, e pasuar nga LSDM me 3678766, BDI ka 114870, PDSH 66055, RDK e Rufi 29981, ndërkohë që Demokracia e Re 19732.

Në Njësinë e parë zgjedhore, sipas rezultateve të KSHZ në 429 vendvotime nga 429, VMRO ka fituar 74063 vota, LSDM 69367, BDI 19385, PDSH ka fituar 10221, RDK 5049 dhe DR 4260.

Në Njësinë e dytë zgjedhore, pas numërimit të 381 vendvotimeve nga gjithsej 381, VMRO ka fituar 66315, LSDM 53178 vota, BDI 24254, PDSH 11997, RDK 3919 dhe DR 7264.

Në Njësinë e pestë zgjedhore, pas numërimit të 569 nga gjithsej 569 vendvotime, VMRO ka fituar 69969 vota, LSDM 64922, BDI 14970, PDSH 7500, DR 4170 dhe RDK 3658 vota.

Në Njësinë e gjashtë zgjedhore, në 414 vendvotime të numëruara nga gjithsej 414, VMRO kryeson me 22215 vota, LSDM 17716, BDI 50036 vota, PDSH ka fituar 35900, RDK 17355 dhe DR 4038.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *