Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: VMRO-DPMNE fitoi 56 deputetë, BDI 15, LSDM 42, PDSH 8

KSHZ: VMRO-DPMNE fitoi 56 deputetë, BDI 15, LSDM 42, PDSH 8

6 qershor-LSDM fitoi 42 mandate, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2. Këto janë rezultatet e para zyrtare të marra nga procesverbalet origjinale nga komisionet komunale zgjedhore që sot në konferencë për shtyp i publikoi edhe kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 53 deputetë, ndërsa gjithashtu i fitoi edhe tre pozitat e deputetëve nga diaspora. LSDM fitoi 42 mandate, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2. Këto janë rezultatet e para zyrtare të marra nga procesverbalet origjinale nga komisionet komunale zgjedhore që sot në konferencë për shtyp i publikoi edhe kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Jehona nga votimi i djeshëm në gjashtë njësitë zgjedhore në Maqedoni është 63,48 për qind, ndërsa në votim kanë dalë 1.156.085 qytetarë. Fletvotime të vlefshme janë 1.094.999, ndërsa të pavlefshme 31.983, ndërsa numri i fletëvotimeve të papërdorura në votimin e djeshëm është 665.449. Jehona e votimit në tre njësitë zgjedhore në diasporë është 56,67 për qind ose në votim kanë dalë 4.088 shtetas të Maqedonisë me të drejtë vote të cilët jetojnë jashtë vendit.

Kondarko njoftoi se në pajtim me Kodin zgjedhor po vijon afati prej 48 orësh për ankesat eventuale për votimin e djeshëm, ndërsa gjithashtu nga momenti kur ai i publikoi rezultatet e para zyrtare po vijon edhe afati për ankesa rreth tyre.

KSHZ është kompetente në shkallë të parë të vendosë për ankesat nga votimi dhe rezultatet, ndërsa pasi të skadojë afati 48-orësh për ankesa do të sillet vendim i shkallës së parë kompetent për procedurën e shkallës së dytë është Gjykata administrative e cila gjithashtu duhet të vendos në afat prej 48 orëve

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *