Home / Lajme / Rajon / Kufiri me Maqedoninë kontrollohet nga Policia e Kosovës

Kufiri me Maqedoninë kontrollohet nga Policia e Kosovës

18 qershor-Ky akt i soëm, me të cilin praktikisht policia e Kosovës e rrumbullakson tërë ndërmarrjen e kontrollit në pjesën e saj nga linja e jonë e përbashkët kufitare, paraqet edhe një hap të rëndësishëm, jo vetëm në drejtim të intensifikimit të mëtejshëm cilësor të bashkëpunimit tonë bilateral, por edhe hap i cili dëshmon se Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës seriozisht, me përgjegjësi dhe në mënyrë efikase hapëron në rrugën e reformave, tha ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në solemnitetin e sotëm në vendin Zllakuqan i Poshtëm, ku nga ana e KFOR-it është kryer pranim-dorëzimi i kontrollit të kufirit në kompetencë të policisë kosovare.Në solemnitetin mori pjesë edhe kolegu i saj kosovar, Bajram Rexhepi dhe komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, gjeneral majori Erhard Bjuler.

Pas marrjes së plotë të përgjegjësisë nga KFOR-i të vijës kufitare me Shqipërinë, Policia e Kosovës (PK) ka marrë përgjegjësinë edhe për pjesën e fundit të vijës kufitare me Maqedoninë, transmeton Kosovapress.

Të shtunën në zonën kufitare të Zllakuqanit të Ulët u organizua një ceremoni zyrtare e pranim – dorëzimit të vijës kufitare nga KFOR-i tek Policia e Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral Erhard Buhler në këtë ceremoni zyrtare bëri finalizimin e procesit të pranim-dorëzimit të vijës kufitare te drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi.

Policia e Kosovës pas marrjes së plotë të përgjegjësisë nga KFOR-i të vijës kufitare me Shqipërinë, të cilën e ka realizuar kohë më parë, tani pranoi edhe marrjen e përgjegjësisë së plotë të vijës kufitare me Maqedoninë dhe në një të ardhme të afërt pritet te vazhdoje marrjen e përgjegjësive tjera me Malin e Zi.

Në këtë ceremoni të pranishëm përveç komandantit të KFOR-it dhe drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ky akt i soëm, me të cilin praktikisht policia e Kosovës e rrumbullakson tërë ndërmarrjen e kontrollit në pjesën e saj nga linja e jonë e përbashkët kufitare, paraqet edhe një hap të rëndësishëm, jo vetëm në drejtim të intensifikimit të mëtejshëm cilësor të bashkëpunimit tonë bilateral, por edhe hap i cili dëshmon se Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës seriozisht, me përgjegjësi dhe në mënyrë efikase hapëron në rrugën e reformave, tha ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në solemnitetin e sotëm në vendin Zllakuqan i Poshtëm, ku nga ana e KFOR-it është kryer pranim-dorëzimi i kontrollit të kufirit në kompetencë të policisë kosovare.Në solemnitetin mori pjesë edhe kolegu i saj kosovar, Bajram Rexhepi dhe komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, gjeneral majori Erhard Bjuler.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *