Home / Lajme / Rajon / Kurti:’Kosova të ketë të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë’

Kurti:’Kosova të ketë të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë’

5 qershor- Ne duam që populli i Kosovës të vendosë për fatin e tij. Duam që Kosova të jetë sovrane, pra me ushtri e me të drejtë për t`iu bashkuar Shqipërisë, sepse vetëm kësi soji do të bëhemi të barabartë me kombet e me shtetet e tjera të zhvilluara demokratike e përparimtare në botë”, ka thënë ai. Për më tepër dhjetë mijë aktivistë të kësaj lëvizjeje i janë nënshtruar procesit të brendshëm zgjedhor në gjithsej 28 qendra votimi brenda Kosovës, si dhe gjashtë të tjera në diasporë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar mbrëmë se zgjedhjet e brendshme paraqesin një sfidë dhe me kalimin e saj do të rritet cilësia e kësaj lëvizjeje. Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje të shtunën ka mbajtur zgjedhjet për kryetarin e degës së kësaj lëvizjeje për Fushë Kosovë, me ç’rast edhe një herë u tha se procesi i mbarë zgjedhor varet nga organizimi i mirë. Kurti ka thënë se procesi i mbarë zgjedhor i deritanishëm ka ardhur përmes organizimit të mirë dhe kohezionit të brendshëm. “Procesi i mbarë deri më tani vjen prej organizimit të mirë të procesit zgjedhor dhe njëkohësisht vjen prej kohezionit të brendshëm, të cilin e kemi krijuar gjatë këtyre gjashtë viteve nëpër aksione të ndryshme simbolike, nëpër protesta, demonstrata dhe nëpër tubimet e shumta publike”, tha ai. Por Kurti nuk ka lënë pa përmendur arsyen dhe qëllimin e Lëvizjes Vetëvendosje që është bashkimi me Shqipërinë që sipas tij është e vetmja mënyrë për t’u barazuar me kombet tjera. “E drejta e Vetëvendosjes së popullit është e lidhur me sovranitetin e shtetit. Kosova aktualisht është shpallur e pavarur, por as populli i Kosovës nuk e ka të drejtën për Vetëvendosje e as shteti i pavarur i Kosovës nuk është sovran. Ne duam që populli i Kosovës të vendosë për fatin e tij. Duam që Kosova të jetë sovrane, pra me ushtri e me të drejtë për t`iu bashkuar Shqipërisë, sepse vetëm kësi soji do të bëhemi të barabartë me kombet e me shtetet e tjera të zhvilluara demokratike e përparimtare në botë”, ka thënë ai. Për më tepër dhjetë mijë aktivistë të kësaj lëvizjeje i janë nënshtruar procesit të brendshëm zgjedhor në gjithsej 28 qendra votimi brenda Kosovës, si dhe gjashtë të tjera në diasporë

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *