Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: U sulmua Sheqerinska

LSDM: U sulmua Sheqerinska

2 qershor-Sipas LSDM-së incidenti ka ndodhur para lokalitetit Rosoman, ndërkohë që një makinë e zezë me xhama të errëta ka sinjalizuar me drita makinën e Sheqerinskas dhe më pas është afruar dhe paralelisht ka lëvizur, ndërsa një person i panjohur siç thuhet ka hedhur një shishe në drejtim të makinës.

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, për mediat maqedonase ka theksuar se të mërkurën në vonë është sulmuar dhe provokuar në autostradën Prilep-Shkup, derisa sap po kthehej nga një tubim me qytetarët.

Sipas LSDM-së incidenti ka ndodhur para lokalitetit Rosoman, ndërkohë që një makinë e zezë me xhama të errëta ka sinjalizuar me drita makinën e Sheqerinskas dhe më pas është afruar dhe paralelisht ka lëvizur, ndërsa një person i panjohur siç thuhet ka hedhur një shishe në drejtim të makinës. Sheqerinska në një deklaratë për mediat tha se dëshiron të ndjehet dhe insiston që të ndjehem e lirë në shtet. Këta njerëz që dëshirojnë të bëjnë incidente janë frikacakë, shtoi ajo. “Ata ju gjuajnë nga makina, fshihen pas xhamave të errët dhe asnjëherë nuk guxojnë që drejtpërdrejt të ju sulmojnë. Por tani jam e sigurt në diçka se pas 5 qershorit na duhet një Qeveri që do të ndërpresë ndarjet e tilla dhe qeverisjen e tillë me frikësim. Unë nuk jam e frikësuar dhe jam e bindur se edhe qytetarët në Maqedoni më 5 qershor do të tregojnë se nuk frikësohen nga njerëzit e tillë”, tha Sheqerinska.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *