Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia burim, tranzit dhe destinacion trafikimi

Maqedonia burim, tranzit dhe destinacion trafikimi

28 qershor-Në Kapitullin për Maqedoninë thuhet se Maqedonia është burim, tranzit dhe destinacion për femra dhe fëmijë, subjekte të trafikimit.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin Vjetor për Trafikimin e Njerëzve për vitin 2011.

Në raport përfshihen 180 vende dhe në të vlerësohet puna që bëjnë qeveritë e këtyre vendeve në përpjekje për të luftuar trafikimin e njerëzve.

Në Kapitullin për Maqedoninë thuhet se Maqedonia është burim, tranzit dhe destinacion për femra dhe fëmijë, subjekte të trafikimit.
Departamenti amerikan i shtetit vlerëson se Qeveria e Maqedonisë plotësisht i plotëson standardet minimale për eliminimin e trafikimit. Në raport, thuhet se ajo ka bërë hapa të rëndësishëm për zbatimin e ligjit për luftën kundër trafikimit, me ngritjen e akuzave dhe ndjekjen penale të njerëzve të përfshirë në këtë kriminalitet.

Megjithatë, në raport thuhet se Qeveria duhet të arrijë qasje të përgjithshme tek viktimat e trafikimit me qenie njerëzore.

Në Kapitullin për Shqipërinë thuhet se Shqipëria është një vend-burim për trafikimin e burrave, grave për dhe fëmijëve që detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Në raport thuhet se viktimat e Shqipërisë së trafikimit ndahen në dy grupe, ato që detyrohen të bëjnë punë të detyruar dhe për shfrytëzim seksual brenda Shqipërisë, por edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Evropën Perëndimore.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qënieve Njerëzore thotë se Kosova është burim, destinacion dhe ndoshta edhe vend tranziti për gratë dhe fëmijët që trafikohen për seks dhe fëmijët që trafikohen për t’u bërë lypsarë.

Pjesa më e madhe e viktimave të huaja që detyrohen të merren me prostitucion janë vajza të reja nga Europa Lindore përfshi Moldavinë, Shqipërinë, Poloninë dhe Serbinë. Femrat nga Kosova janë subjekt shfyrtëzimi për prostitucion brenda Kosovës dhe jashtë saj.

Gjithashtu lexo

Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Trezor”

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Gjykatën Penale, në lëndën e PSP-së të njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *