Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia mund ta humbas rekomandimin

Maqedonia mund ta humbas rekomandimin

25 qershor-“Vendi juaj u përmend së bashku me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Nëse i lexoni konkluzionet përfundimtare, kjo është e qartë. Nuk është përmendur thjeshtë vetëm Kroacia, por edhe pasojat e këtij vendimi për anëtarësimin e Kroacisë, të cilat janë mesazh i mirë dhe inkurajues për Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Orban.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso vlerësoi se, Maqedonia mund ta humb rekomandimin për fillimin e negociatave për hyrje në BE nëse nuk i përmbush reformat e parapara dhe të domosdoshme për anëtarësim.

“Unë isha kohë më parë në vendin tuaj, dhe ua bëra të qartë autoriteteve se ata duhet të bëjnë disa reforma. Është e qartë se pa vazhdimin dhe pa përforcimin e atyre reformave ne nuk mund të japim shpresa për anëtarësim. Është shumë e rëndësishme që të ruhen përpjekjet dhe shpresoj që këtë ta kenë kuptuar mirë autoritetet e vendit tuaj”, deklaroi të premten Barroso.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në pyetjen pse Maqedonia nuk përmendet në konkluzionet, u përgjigj se vendi ynë është përmendur së bashku me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Vendi juaj u përmend së bashku me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Nëse i lexoni konkluzionet përfundimtare, kjo është e qartë. Nuk është përmendur thjeshtë vetëm Kroacia, por edhe pasojat e këtij vendimi për anëtarësimin e Kroacisë, të cilat janë mesazh i mirë dhe inkurajues për Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Orban.

Liderët evropianë dje dhanë dritë jeshile për bashkimin e Kroacisë drejt BE-së, duke e miratuar përfundimin e negociatave për anëtarësim, të udhëhequra me Zagrebin që nga viti 2005 e deri më tani.

Në takimin e kreut të BE-së në Bruksel liderët evropianë sollën deklaratë në të cilën kërkohet të ndërmerren të gjitha zgjidhjet e nevojshme për përfundimin e negociatave për inkuadrimin e Kroacisë në BE deri në fund të këtij muaji. Në praktikë kjo është e barabartë me dhënien e lejes për hyrjen e një vendi kandidat në BE.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *