Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia voton – Zgjedhje parlamentare 2011

Maqedonia voton – Zgjedhje parlamentare 2011

5 qershor-Zgjedhjet zbatohen sipas modelit proporcional në gjashtë njësitë zgjedhore në territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa sipas shumicës në tre njësi zjedhore në vendet e huaja.

Në Republikën e Maqedonisë sot mbahen zgjedhjet e shtata parlamentare. Në garën për 123 vende të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë janë 1679 kandidatë për 18 lista. Për to në 2.976 vendvotime mund të përcaktohen 1.821.122 qytetarë me të drejtë vote, të evidentuar në Listën zgjedhore.

Votimi filloi në orën shtatë dhe do të zgjasë deri në orën 19. Në tre njësitë zgjedhore në vendet e huaja – Evropë dhe Afrikë, Amerikë Jugore dhe Veriore dhe në Australi dhe Azi, janë parashtruar gjithsej 24 lista të kandidatëve, për të cilat mundën të prononcohen 7.258 shtetas të Maqedonisë, të cilët u paraqitën për votim në Përfaqësitë diplomatike konsullare. Votimi në diasporë u mbajt dje, kur të drejtën zgjedhore mundën ta realizojnë edhe 2.222 persona, të cilët janë në paraburgim ose në vuajtje të dënimit me burg, 407 persona të shpërngulur të brendshëm, si dhe rreth 11.000 të sëmurë dhe të plogësht.

Zgjedhjet zbatohen sipas modelit proporcional në gjashtë njësitë zgjedhore në territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa sipas shumicës në tre njësi zjedhore në vendet e huaja.

Zgjedhjet parlamentare i përcjellin 7.851 vëzhgues të akredituar në KSHZ, nga të cilët 7.358 vendorë dhe 493 të huaj.

Nga të huajt më në numër janë OSBE/ODIHR 234, në Asamblenë parlamentare të OSBE-së 47, në Ambsadaën e SHBA-së 39, delegacioni i Komisionit Evropian 20 dhe në Këshillin e Evropës 16, ndërsa vëzhgues të vetë do të kenë edhe ambasadat e Francës, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, Rusisë, Çekisë, Austrisë, Turqisë, Kinës, Hungarisë, Kroacisë, Italisë dhe të Sllovakisë në Shkup, Komisioni qendror i zgjedhjeve i Kosovës dhe i Grupit ndërkombëtar të krizës. Mes vëzhguesve vendorë më shumë janë nga Asociacioni qytetar MOS 4.467, ndërsa të tjerët janë nga gjashtë organizata joqeveritare .

Zgjedhjeve u ka paraprirë fushatë 20 ditëshe në të cilën partitë, koalicionet dhe kandidatët e paravarur, të cilët marrin pjesë në procesi zgjedhor i paraqitën programet e tyre dhe kandidatët i elaboruan se pse e kërkojnë votëbesimin e qytetarëve.

Me qëllim të procesit zgjedhor korrekt dhe demokratik mbi 30 parti politikane para fillimit të fushatës nënshkruan Kod të mirësjelljes gjatë zgjedhjeve parlamentare. Apel për paraqitje korrekte zgjedhore dërguan SHBA-ja, BE-ja, OSBE-ja si dhe më shumë përfaqësues dhe organizatata të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

KSHZ-ja rezultatet fillestare të zgjedhjeve të marra në rrugë elektronike i publikoi në mënyrë sukcesive pas pranimit të rezultateve. Rezultatet e para të marra në bazë të të dhënave nga procesverbalet në komisionet komunale zgjedhore i publikon 12 orë pas prëfundimit të votimit, ndërsa përfundimtaret në afat prej 24 orëve pas mbarimit të tyre.

Gjithashtu lexo

Mot me diell dhe i ngrohtë, deri 33 gradë

Moti sot do të jetë me diell me erë të lehtë deri në mesatare veriore. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *