Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e Ohërit ndërpreu tragjedi më të madhe

Marrëveshja e Ohërit ndërpreu tragjedi më të madhe

20 qershor-Megjithatë Marrëveshja e Ohërit, ndërpreu një luftë që do të kishte pasoja të rënda për vendin, dhe shpëtoi shumë jetëra njerëzish, dhe i mundësoi shtetit që të vazhdojë në një formë të sotme siç është. Pa këtë marrëveshje Maqedonia, do të ishte shumë më e ndryshme dhe vend tragjik. Jam i lumtur që isha pjesë e ekipit së bashku me Fransoa Leothar, dhe që sërish jam në Shkup dhe Tetovë, që të shoh se cilët do të jenë hapat e ardhshëm drejt afrimit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha Xhejms Perdju

Urim Hasipi
Tetovë.
Në organizim të Universitetit Kolumbia – Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejta të njeriut, Fakulteti Juridik dhe Filozofik në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore, të hënënë në Tetovë filloi Konferenca ndërkombëtare dyditore “Marrëveshja e Ohrit: Drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.Në hapjen e kësaj konference rektori Zamir Dika foli për rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe shprehu kënaqësinë që UEJL, është pjesë e kësaj konference duke falënderuar për pjesëmarrjen njerëzit që kishin rol aktiv në atë kohë. Ambasadori Riker gjatë fjalimit të tij theksoi se Marrëveshja e Ohërit arriti të ndërpresë një luftë qytetare. “Në vitin 2001 Maqedonia ishte një shtet ku mbizotëronte lufta civile. Tani dhjetë vjet më vonë, duke falënderuar Marrëveshjen e Ohërit, Maqedonia e konsideron veten si një shtet stabil, multikulturo,multireligjioz dhe ndëretnik. Në si bashkësi ndërkombëtare dhe shtetet e Evropës kemi interes që Maqedonia të arrijë sukses në atë që është e paraparë në Marrëveshjen e Ohërit, si një shtet ballkanik, ku mbizotëron paqa dhe siguria. Realizimi i Marrëveshjes së Ohërit, nuk do të ishte i mundur, nëse në në atë nuk do të ishin të përfshira të drejtat e njeriut, të ecet me hap përpara dhe konfliktet të marrin fund. Shembull i një lidershipi ishte Boris Trajkovski, që drejtoi shtetin nga lufta civile drejt paqës. Nuk do të ishte e imagjinuar të përfundojë lufta e 2001, pa përpjekjen e tij. Tash e imagjonoj Maqedoninë si shtet të paqës, stabil dhe që hapëron drejt integrimeve euroaltlantike pa Ali Ahmetin si udhëheqës i UÇK-së por si lider i BDI-së. Implenetimi i kësaj marrëvshje është një proces për të ardhmen e shtetit dhe është çelësi që Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO, si kusht primar politik pavarësisht nga religjioni apo kombësia e popullatës që mbizotëron. SHBA dhe Evropa, do të vazhdojnë të ndjekin aspiratat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, që të pasqyrojnë Maqedoninë si një shtet të lirë, demokratik dhe stabil në Evropë”, tha Riker. Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, tha se marrëveshja e Ohrit, është akti i cili sigurojë arrdhëmirë e këtij vendi, ardhmëri të sigurtë dhe demokratike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.” Kjo marrëveshje ndërpreu luftimet në vitin 2001, duke prevenuar mundësinë e një lufte më pasoja të paparashikueshme jo vetëm për vendin, por edhe rajonin, dhe këtë e bëri duke ofruar zgjidhje për marrëdhëniet ndëretnike në vend. Dhe mu këtu është vlera e saj e madhe dhe ndikim i saj në ndërtimin e shoqërisë demokratike në Maqedoni. Madhështia e saj është në prioritetin kryesor : mbrojtja e identitetit etnik në një vend multietnik dhe mbrojtja e interesave të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Ademi. Kryeministri i atëhershëm dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski, tha se Marrëveshja e Ohërit arriti që të avancojë të drejtat e shqiptarëve dhe e njejta ishte e nevojshme, por sipas tij konflikti ishte i panevojshëm. “Nëse shohim dhjetë vjet pas në perspektivë duhet të kemi parasysh një fakt të rëndësishëm dhe ai është , a i nevojitej Maqedonisë një konflikt. Mendoj se nuk i nevojitej një konflikt pasi që duhej një paket reformash në lidhje me të drejtat e shqiptarëve të arrihen me dialog. Në fund të rregjimit të ish Jugosllvaisë në Maqedoni u bënë ndryshime kushtetuese të cilët dëmtuan pozitën e shqiptarëve nga viti 1974, dhe kjo bëhej me ndikimin e Millosheviqit që kishte në Maqedoni. Mendoj se në decenien e parë politikanët maqedonas ishin narcizoid pasi që në mënyrë të pavetëdijshme apo të vetëdijshme i nënçmuan shqiptarët dhe më shumë u morrën me maqedonasit. Përfundimisht mendoj se shqiptarët merituan një paket të reformave për të marrë më shumë të drejta dhe kjo ishte Marrëveshja e Ohërit. Theksi i dytë që duhet vendosur është se ato të drejta për të cilët flasim duhej të arriheshin me konflikt. Mendoj se jo. Qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE dhe PDSH, u përball me dy kriza. Kriza e parë ishte kriza e Kosovës dhe e e dytë këtu në Maqedoni. Mendoj se të drejtat të cilët u arritën me Marrëveshjen e Ohërit mundeshin të arrihen edhe përmes dialogut të mëhershëm. Gjatë konfliktit të armatosur të Kosovës, qeveria e Maqedonisë dha të gjitha lejet e nevojshme për NATO, që të interevenojë në Sërbi, duke treguar përcaktimin e qartë të Maqedonisë drejt BE dhe NATO-së. Vlerësoj se diku rreth 90 përqind përveç përfaqësimit adekuat Marrëvshja e Ohërit është realizuar në një masë të kënaqshme”, tha Georgievski. Ndërkohë që kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në atë kohë si përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare gjatë fjalimit të tij, tha se marrëveshja e Ohërit ka qenë një kompromis, sigurisht se ka palë të pakënaqura, mendoj se Marrëveshja e Ohërit ndërpeu një tragjedi si ajo e Bosnjës, në Kosovë. “Mendoj se SHBA-të, BE, dhe shtetet tjera e kuptuan në kohë situatën dhe rrezikun se çka mund të ndodh në Maqedoni. Kam qenë shumë transparent, shumë i hapur dhe nuk dija të bëj teatër, balet, as nuk vija nga ndonjë grup folklorik, por vija nga një veprimtari 20 vjeçare në mërgim dhe ne kishim informacione se si rrjedh situata këtu në Maqedoni, duke filluar nga ndryshimi i kushteteuës në 1974. Kur shqiptarët kërkonin ndryshimin e kushtetetuës dhe kjo sipas ndodhur sipas informacioneve edhe pas vitin 1998, gjatë qeverisjes VMRO-DPMNE-PDSH. Është kërkuar me vendosmëri që të ndryshohet kushtetuta të ndërtohet shteti I të gjitha, mirëpo nuk ka patur gatishmëri që të ndryshohet me arsyetimin se ajo qeveri meret me privatizime. Duke mos dashur që konflikti të ketë dimenzione tjera, ne kemi dalur qartë me komunikatën numër 6 dhe kemi thënë haptazi se çka kërkojmë.duam barazi të plotë mes dy komuniteteve mazhorancë. Maqedonia sa është e Branko Cërvenkovskit dhe Lupço Georgievskit aq është edhe e imja. Dua të falënderoj komunitetin ndërkombëtar në vecanti, NATO, SHBA, dhe BE, që e kuptuan seriozitetin e madh që i kanosej republikës së Maqedonisë, që ky konflikt të kthehej në një gjenocid. Deri para katër vitesh me zotëri Lupço Georgievskin, nuk kemi patur takime, pasi që unë hyja në një sallë, zoti Georgievski dilte nga një derë tjetër. Tash kemi filluar të komunikojmë me ndërmjetësues. Do të thotë se pajtohem në disa raste me zotin Gruevskin kur thotë se Marrëveshja e Ohërit është implementuar në disa pjesë dhe ashtu si përparon Marrëveshja e Ohërit ashtu edhe unë edhe zoti Georgievski përparojmë. Ndërkaq, ka fjalë dhe pralla se me zotin Cërvenkovski jemi takuar në Pogradec dhe kemi bërë plane, unë them se për herë të parë me zotin Cërvenkovski jemi takuar me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve pas përfundimit të zgjedhjeve të 2002-it, kur edhe kemi bërë bisedat e para për formimin e koalicionit qeveritar. Kam konsideratë se kemi punuar katër vjet në bashkëqeverisje dhe tre vite si president, dhe vlerësoj rolin që ai ka luajtur në realizimin e marrëveshjes së Ohërit”, tha Ahmeti. Ndërkohë, kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski, që është edhe nënshkrues i Marrëveshjes së Ohërit tha se më të vërtetë kjo marrëveshje u arrit me ndihmën e ndëkrombëtarëve, por paqa dhe raportet e mira ndëretnike u realizuan nga ana e qytetarëve të Maqedonisë. “Nëse kjo qeveri vazhdon me projekte monoetnike, nëse vazhdon të bllokojë proceset euroatlantike atëherë mund të ndodhë që ajo që është arritur përmes kësaj marrëveshje të prishet dhe rënohet”, tha Cërvenkovski. Xhejms Perdju, njëri nga lehtësuesit ndëkrombëtarë në këtë arritjen e marrëveshjes së Ohërit tha se kjo marrëveshje është arritur me përpjekje të përbashkëta të SHBA-ve dhe shteteve të Evropës, dhe është një tarshëgimi e amdhe jo vetëm për maqedoninë por edhe për vendet ku ka krizë, dhe kjo marrëveshje duhet të jetë model se si duhet të tejkalohen krizat.Implementimi i një marrëveshje çdo herë është pjesa më e rëndë. Ishte shumë rëndë gjatë kohës së bisedimeve, por implementimi kërkon më shumë kohë dhe energji. Unë jam i kënaqur me përparimin që është bërë por gjithsesi se mundet edhe më shumë. Megjithatë Marrëveshja e Ohërit, ndërpreu një luftë që do të kishte pasoja të rënda për vendin, dhe shpëtoi shumë jetëra njerëzish, dhe i mundësoi shtetit që të vazhdojë në një formë të sotme siç është. Pa këtë marrëveshje Maqedonia, do të ishte shumë më e ndryshme dhe vend tragjik. Jam i lumtur që isha pjesë e ekipit së bashku me Fransoa Leothar, dhe që sërish jam në Shkup dhe Tetovë, që të shoh se cilët do të jenë hapat e ardhshëm drejt afrimit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha Perdju. Prorektori për çështje hulumtuese Blerim Reka, tha se marrëveshja e Ohërit në shumë apsekte nuk ka shënuar përparim edhe atë në përfaqësimin adekuat, ndarjen e buxhetit të barabartë, zyrtarizimin e gjuhës shqipe etj. Në këtë konferencë poashtu pasdite fjalime kanë pasur edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në vend, analist, profesorë etj. Ne kete konference nuk morri pjese kryetari I PDSH-se Menduh Thaçi. Konferenca vazhdon të martën në Shkup.(TV Koha &Gazeta Koha)

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *