Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e Ohërit në “sprovë”

Marrëveshja e Ohërit në “sprovë”

18 qershor-Ai thotë se ideja nismëtare ishte që të bëjmë një analizë shkencore akademike dhe jo politike, pasi që politikanët tashmë dhjetë vite japin versionet e tyre se a u implementua apo nuk u implementua Marrëevshja e Ohërit dhe kjo është për vokabularët e politikanëve

Urim Hasipi
Marrëveshja Kornizë e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, është konferenca e cila i dedikohet dhjevjetorit të Marrëveshjes së Ohërit që do të organizohet në UEJL më 20 dhe 21 qershor. Kjo konferencë ndërkombëtare organizohet nga Universiteti i Kolumbisë – Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut, Fakulteti juridik dhe Fakulteti filozofik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës. Prorektori për hulumtime në UEJL Blerim Reka, në një prononcim për gazetën Koha, tha se viti 2011 ngërthen në vete tre përvjetore të rëndësishme sa i përket Maqedonisë. “Është njëzetvjetori i pavarësisë së Maqedonisë nga Federata e Jugosllavisë, është dhjetë vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes së Ohërit, dhe 10 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim dhe Stablizimit mes Maqedonisë dhe BE-së. Nëse i shihni këto tri ngjarje historike ajo që është e përbashkët është se e kanë ardhëmrinë e përcaktuar strategjike dhe ky është integrimi euroatlantik i këtij shteti. Konsiderojmë se impelmentimi i plotë i marrëveshjes së Ohërit, është parakushti politik dhe është pjesa qenësore e plotësimit të lirtierit politik të Kopenhagës për anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO”, deklaroi prorektori Reka. Ai thotë se ideja nismëtare ishte që të bëjmë një analizë shkencore akademike dhe jo politike, pasi që politikanët tashmë dhjetë vite japin versionet e tyre se a u implementua apo nuk u implementua Marrëevshja e Ohërit dhe kjo është për vokabularët e politikanëve. “Ne si universitet menduam që të realizojmë një projekt thjeshtë akademik dhe shkencor, në të cilin do të evaulohen rezultatet shkencore të asaj se sa Marrëveshja e Ohërit është implementuar në të gjitha segmentet e saj. Për këtë qëllim në UEJL, në nëntor të vitit të kaluar filluam projektin ku janë përfshirë 60 hulumtues dhe 60 studiues nga Universiteti ynë të cilët në prill të këtij viti përfunduan punimet e tyre, ata janë në fazën e redakturës dhe në fund do të publikohet një vëllim jashtëzakonisht i madh i punimeve të tyre në tri gjuhë, shqip, maqedonisht, dhe anglisht ku me fusnota, me literaturë shkencore me metologji shkencore do të analizohet se sa për këto dhjetë vite është realizuar marrëveshja e Ohërit. Pjesë e dytë e këtij projekti është që këto dokumente dhe këto kumtesa apo hulumtime shkencore akademike të prezantohen në një konferencë ndërkombëtare ku do ketë të pranishëm përpos porfesorëve të UEJL-së, nga USHT-ja, Krili dhe Metodi, dhe nga universiteti prestigjioz amerikan Columbia University në Neë York. Për ti dhënë shancë edhe dëshmitarëve të konferencës të Marrësvhjes së Ohërit, ne ftuam në këtë konferencë pos nënshkruesve të gjallë të dokumentit të cilët e kanë nënshkruar këtë marrëveshje edhe Ali Ahmetin si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në atë kohë dhe ambasadaorin amerikan Xhejms Perdju që ishte njëri prej lehtësuesve ndërkombëtarë gjatë arritjes së kësaj marrëveshje. Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre si figura tjera të njohur ndërkombëtarë, ambasadorë, akademikë, profesorë nga rajoni, si Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Turqia. I tërë ky projekt do të kurorëzohet me 20 dhe 21 qershor, dita e parë në UEJL-Tetovë dhe dyta e dytë në Shkup”, deklaroi Blerim Reka. Sipas tij, mesazhi I kësaj konference është që një herë e përgjithmonë të hiqen dilemat dhe të jepet një analizë objektive rreth implementimit apo mosimplementimit të marrëvshjes së Ohërit. “Mesazhi I kësaj konference është që njehërë e përgjithmonë të bëhet një analizë objektive, të ftohtë, pa ngjyrime politike për të analizuar Marrëveshjen e Ohërit ashtu siç është impelmenetuar apo ashtu siç nuk është implementuar. Nuk është qëllimi që të minimizojmë të arrituart apo të zbukurojmë tejmase me një paraqitje roze të arriturat e këtij dhjetëvjeçari. Nëse më pyetni mua personalisht një mendim jo shkencor por të lirë timin, unë do ta krahasoja këtë dhjetëvjeçar të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohërit, me paradigmën e gotës përgjysmë të mbushur me ujë. Për dike ajo është gjysmë e shprazur, por për dike është gjysmë e plotë. Konsideroj se në këtë kornizë silleshin të gjitha debatet në këtë dhjetëvjeçar për Marrëveshjen e Ohëri nëse ajo ishte implementuar apo nuk ishte implementuar. U japim shansin akademikëve dëshmitarëve historik, diplomatëve zyrtarëve të lartë shtetërorë, që të vijnë dhe të thonë fjalën e tyre se ku jemi dhjetë vjat pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje” nënvizon Reka. I pyetur për të dhënë një vlerësim rreth implementimit tëv Marrëvshjes së Ohërit Reka, shprehet se vit kyç ka qenë viti 2004, kur edhe është dashur të implementohet kjo marrëveshje. Ne duhet të themi troç nëse është implementuar çka është implementuar dhe nëse nuk është implementuar çka dhe pse nuk është implementuar. Fakt i pakontestueshëm mbetet viti 2004, sepse ishte përcaktuar vit i implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohërit dhe tash nëse n edhe pas shtatë vitesh ne ende meremi me shkaqet dhe pasojat e mosimplementimit të Marrëvshjes së Ohërit dhe nga kjo koherencë 7 vjeçare vërehet se Marrëveshja e Ohërit nuk është implementuar”, vëren Reka. Ndryshe, sipas organizatorëve, pjesëmarrjen në këtë konferencë e kanë konfirmuar liderë të partive të cilët e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ndërkaq, për shkaqe shëndetësore nuk do të mer pjesë kryetari I atëhershëm I PDSH-së Arbër Xhaferi, por në këtë konferencë do të marrë pjesë kryetari aktual Menduh Thaçi. Poashtu në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Sefedin Haruni në cilësinë e kryetarit të PPD-së, lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, përfaqësuesi politik I UÇK-së dhe tash kryetar I BDI-së Ali Ahmeti, lehtësuesi gjatë negociatave Xhejms Perdju, ambasadorët e SHBA-ve, Shqipërisë, të BE-së dhe vendeve tjera.Dy nga nënshkruesit e marrëveshjes së Ohërit tashmë nuk janë gjallë, pasi që vite më parë ndërroi jetë Imer Imeri, i cili në atë kohë ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Ohërit në cilësinë e kryetarit të PPD-së, kurse kryetari i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajkovski, humbi jetën gjatë një fatkeqësie të aeroplanit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Marrëveshja e Ohërite cila u nënshkrua në Shkup më 13 gusht të vitit 2001, i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave të armatosura të Maqedonisë dhe pjesëtarëve shqiptarë të uniformuar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Dhjetë vjet pas kësaj marrëveshje shqiptarët e Maqedonisë, ende nuk janë të kënaqur me statusin e tyre në shtet, ndërkaq, partia opozitare shqiptare PDSH, kohë më parë e ka shpallur të vdekur këtë Marrëveshje.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *