Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 35 mijë vende të lira

Mbi 35 mijë vende të lira

17 qershor-Në shkollat ku do të paraqiten më shumë nxënës nga ajo e planifikuar me numër të barabartë pikësh, do të organizohet testim kualifikues nga lëndët e rëndësishme për drejtimin

Në shkollat e mesme publike në Maqedoni, sot fillon afati i parë i regjistrimit të qershorit. Semimaturantët të premten dhe të shtunën do të regjistrohen në vitin e parë në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2011/2012. Në pajtim me Konkursin e shpallur, në dispozicion janë 35.394 vende të lira në 1.041 paralele. Prej tyre, 11.730 vende në gjimnaze, 22.814 në shkollat profesionale, 578 në arsimit artistik dhe 272 në gjimnazin e sportit “Metodija Mitevski-Brico” në Shkup.

Konkursi ofron mbi 10.000 vende më shumë nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë kryer tetëvjeçaren (25.152 sipas të dhënave të MASH-it), me ç’rast ata kanë mundësi më të madhe për zgjedhje dhe orientim profesional. Në paraqitjen për regjistrim nxënësit duhet të dorëzojnë fletparaqitje për regjistrim, e cila merret në shkollë, dëftesat origjinale nga klasa e pestë deri në të tetën dhe certifikatë lindje nga libri i amzës (pa marrë parasysh datën e dhënies).

Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 21 qershor. Sipas kushteve të konkursit, kritere për përzgjedhje të nxënësve janë: sukses mesatar nga klasa e pestë deri në të tetën, nga i cili nxënësi mund të marrë më së shumti 50 pikë, sukses mesatar të arritur në katër lëndët (gjuhë amtare, gjuhë e huaj dhe dy lëndë të rëndësishme për drejtimin) për çka nxënësi mund të fitojë më së shumti 20 pikë (5 pikë për çdo lëndë), diploma nga vende të fituara (vendi i parë, i dytë dhe tretë) nga gara ndërkombëtare dhe republikane, për çka nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë (Nxënësit i vlerësohet vetëm një diplomë e cila ka më shumë pikë) dhe vlera e mesme e pikëve të marra për sjellje nga klasa e pestë deri në të tetën, për çka maksimale janë 5 pikë. Për të gjitha kriteret nxënësi mund të marrë më së shumti 80 pikë.

Hollësitë për pikat dhe mënyrën se si përllogariten janë shpjeguar në Konkursin që është publikuar në ueb-faqen e MASH-it. Në shkollat ku do të paraqiten më shumë nxënës nga ajo e planifikuar me numër të barabartë pikësh, do të organizohet testim kualifikues nga lëndët e rëndësishme për drejtimin. Në arsimin e mesëm artistik (muzikë, balet dhe art figurativ) dhe në gjimnazin e sportit, shkollat konfirmojnë kritere plotësuese. Paraqitja e dytë në afatin e regjistrimit të qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të jetë më 29 dhe 30 qershor, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të shpallen më 1 korrik. Në afatin e dytë të regjistrimit paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve është më 18 gusht të vitit 2011.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *