Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 760 persona kthehen nga kufijtë

Mbi 760 persona kthehen nga kufijtë

29 qershor-Nga 29 prilli deri më 27 qershor të këtij viti, 764 shtetas të Maqedonisë, për të cilët kanë ekzistuar dyshime se kanë për qëllim që të shkojnë në shtetet e Evropës Perëndimore duke i keqpërdorur përfitimet nga liberalizimi i vizav, janë kthyer nga vendkalimet kufitare, ka thënë Jankullovska

Paraqitja e një numri të madh të kërkesave të pabaza për azil në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, si një ndër fenomenet e para të padëshiruara të cilat janë paraqitur gjatë vendosjes së regjimit pa viza, nuk e anashkaloi as Maqedoninë. MPB në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente ndërmori një seri masash energjike dhe aktivitete parandaluese me qëllim që të pengohet keqpërdorimi i regjimit pa viza. Këtë sot e theksoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në fjalimin e saj në konferencën e ministrave të Punëve të Brendshme në kuadër të Forumit të Salcburgut, iniciativën qendrore-evropiane për bashkëpunim në fushën e punëve të brendshme që mbahet në Kicbil, Austri.

Në sesionin kushtuar liberalizimit të vizave, Jankulloska i prezantoi aktivitetet të cilat MPB dhe institucionet e tjera kompetente i ndërmorën në drejtim të parandalimit të keqpërdorimit të liberalizimit të vizave. Ministrja tha se nga 29 prilli deri më 27 qershor të këtij viti nga vendkalimet kufitare janë kthyer 764 shtetas të Maqedonisë për të cilët kanë ekzistuar dyshime se kanë për qëllim që të shkojnë në shtetet e Evropës Perëndimore duke i keqpërdorur përfitimet nga liberalizimi i vizave.

Potencoi se Qeveria ka vendosur Komitet të lartë për monitorimin e implementimit të regjimit pa viza me BE-në, në të cilin marrin pjesë ministrat nga resorët përkatës dhe ndërmarrin masa përkatëse për parandalimin e azilit, transmeton MIA.

“Vendosja e regjimit pa viza është obligim si dhe motiv shtesë për Qeverinë, të gjitha institucionet shtetërore, si dhe administratën për vazhdimin e përshpejtuar me reformat dhe dërgesën e vazhdueshme të rezultateve konkrete, me qëllim të zhvillimit të shkallës së plotësimit të standardeve të BE-së në shoqërinë e Maqedonisë”, shtoi Jankulloska.

Sipas saj, me vendosjen e liberalizimit të vizave mund të konstatohet se janë lehtësuar kontaktet midis njerëzve, janë përmirësuar mundësitë në biznes dhe ka rritje në interaksionin kulturor të qytetarëve të Maqedonisë me qytetarët e Bashkimit Evropian dhe vendet e Shengenit.

Takimi ministror në pjesë të madhe i kushtohet të ardhmes së Shengenit dhe menaxhimit kufitar, tendencave të politikës së përbashkët evropiane për azilin dhe rregullativat e deritanishme në këtë sferë, liberalizimit të vizave dhe arritjet në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, veçanërisht në prizmin e institucioneve ndërkombëtare.

Në periudhën e kaluar Forumi i Salcburgut i zgjeroi aktivitetet edhe në pjesën e intensifikimit të bashkëpunimit midis vendeve-anëtare të BE-së dhe shtetet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *