Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhësit e parë joformalë të mbeturinave pranohen ligjërisht në Maqedoni

Mbledhësit e parë joformalë të mbeturinave pranohen ligjërisht në Maqedoni

9 qershor-“Për herë të parë, aktivitetet e mbledhësve joformalë të mbeturinave po njihen si biznes zyrtar. Industria e reciklimit në Maqedoni ka potencial të madh, jo vetëm për gjenerimin e të hyrave për mbledhësit e mbeturinave, por edhe për vlerën e shtuar dhe prodhimin e mallrave nga materialet e recikluara. Duke marrë pjesë në trajnime, mbledhësit kanë fituar njohuri të reja për industrinë e reciklimit dhe i kanë përmirësuar aftësitë e tyre afariste” ka cekur Joseph Lessard, Drejtor i USAID-it për zhvillim ekonomik.

Më 9 qershor 2011, 19 mbledhës joformalë të mbeturinave kanë nënshkruar kontratë me Ndërmarrjen publike komunale “Higjiena komunale” (NPK) dhe kanë marrë kartela të identifikimit, me çka njihen ligjërisht për aktivitetet e tyre. Projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës, në bashkëpunim më NPK-në dhe PAKOMAK-un (kompania e parë e autorizuar për menaxhimin e mbeturinave të paketuara) ka organizuar ceremoni të nënshkrimit, për shënimin e këtij zhvillimi të ri për industrinë recikluese të Maqedonisë.

“Për herë të parë, aktivitetet e mbledhësve joformalë të mbeturinave po njihen si biznes zyrtar. Industria e reciklimit në Maqedoni ka potencial të madh, jo vetëm për gjenerimin e të hyrave për mbledhësit e mbeturinave, por edhe për vlerën e shtuar dhe prodhimin e mallrave nga materialet e recikluara. Duke marrë pjesë në trajnime, mbledhësit kanë fituar njohuri të reja për industrinë e reciklimit dhe i kanë përmirësuar aftësitë e tyre afariste” ka cekur Joseph Lessard, Drejtor i USAID-it për zhvillim ekonomik.

Mijëra njerëz nga Maqedonia jetojnë nga mbledhja joformale e materialeve të reciklueshme. Një prej sfidave më të mëdha gjatë miratimit të ligjit për paketimin dhe paketimin e mbeturinave ka qenë si të inkorporohen mbledhësit joformalë në sistemin e menaxhimit formal të mbeturinave. Deri tani, mbledhësit e këtillë janë konsideruar si të papërputhshëm me sistemin modern me menaxhimit të mbeturinave. Si rezultat i përpjekjeve të Projektit të USAID-it për reciklimin e plastikës, për herë të parë të gjithë partnerët relevantë kanë kuptuar që mbledhësit joformalë mund të jenë pjesë integrale e sistemit formal të menaxhmentit të mbeturinave dhe janë dakorduar të bashkëpunojnë për zgjidhjen e çështjeve sociale, shëndetësore, të punësimit dhe çështjeve të menaxhimit të mbeturinave

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *