Home / Lajme / Maqedoni / Me kartonin ia kalojmë edhe Evropës

Me kartonin ia kalojmë edhe Evropës

1 qershor-Kanë kaluar 9 muaj, analizat e BNS-së ende nuk janë gati, kështu që edhe më tej Maqedonia mbetet shteti që ka çmim më të lartë të kartonit të gjelbër në Evropë. Ndërkohë ministri i Financave, Zoran Stavrevski të martën ka premtuar se çmimi i kartonit të gjelbër do të ulet për 30 për qind

Edhe pse kah mesi i shtatorit të vitit të kaluar Qeveria e Maqedonisë dhe Byroja Nacionale për Sigurim (BNS) paralajmëruan se do të shqyrtojnë mundësitë për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër, një gjë e tillë ende nuk është realizuar.

Kanë kaluar 9 muaj, analizat e BNS-së ende nuk janë gati, kështu që Maqedoni edhe më tej mbetet shteti që ka çmim më të lartë të kartonit të gjelbër në Evropë.

Nga BNS-informojnë se është e vërtetë se nga shtatori i vitit të kaluar po bëhen analiza të detajuara se a do të duhet të lirohet kartoni i gjelbër, por në mungesë të drejtorit, askush nuk ka informata të sakta se deri ku është procesi për ndryshimin e çmimit të kartonit të gjelbër.

Meqë Byroja e sigurimit ende po shqyrton iniciativën e qeverisë së Maqedonisë që të hiqet pagesa shtesë, Serbisë para disa ditëve hoqi dorë nga kartoni i gjelbër, duke u siguruar kështu qytetarëve të saj të udhëtojnë pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës pa këtë dokument.

Derisa në të gjitha vendet e rajonit kartoni i gjelbër jepet në kuadër të pagesës për regjistrimin e makinës, me një çmim simbolik, autoritetet në Maqedoni vazhdojnë të rrjepin qytetarët me para shtesë për marrjen e kartonit të gjelbër.

Jo vetëm qytetarët, por edhe kompanitë private transportuese nga Maqedonia vite me radhë kërkojnë heqjen e kartonit të gjelbër dhe i njëjti t’i bashkëngjitet regjistrimit të veturës. Nga Shoqata e transportuesve shprehen se pikërisht çmimi i lartë i kartonit të gjelbër ndikon që shumë pak ndërmarrje të transportojnë njerëz dhe mallra jashtë vendit.

“Çmimi i kartonit të gjelbër tek ne është në një rritje shumë të madhe, gjë që e bën Maqedoninë shtet të vetëm në Evropë, i cili jep kartonët e gjelbër me këto çmime të larta. Nëse krahasohen çmimet, mund të konstatojmë se te ne çmimet janë disa herë më ta larta. Sa për të dëshmuar këtë, çmimi i kartonit të gjelbër për një kamion në Kosovë është 120 euro, në Serbi 70 euro, në Bullgari 30 euro, ndërsa te ne 700 euro. Prandaj ne kërkojmë që çmimi real të jetë diku 150 euro”, thonë nga Shoqata e transportuesve në Maqedoni.

Sipas kësaj shoqate, kartoni i gjelbër është edhe një nga pengesat kyçe që po i bëhet ekonomisë së vendit rreth çdo bashkëpunimi apo zgjerimi të tregut, respektivisht transporti i mallrave izolohet vetëm në brendi të vendit.

Edhe përkundër premtimeve të shumta nga institucionet përkatëse se së shpejti do të ketë ulje të çmimit të kartonit të gjelbër, Maqedonia për një kohë të gjatë do të ketë kartonit e gjelbër më të shtrenjtë në Evropë. Në Serbi tani më regjistrimin e veturës vozitësit paguajnë 12 euro shtesë për karton të gjelbër për periudhë njëvjeçare.

Në Slloveni ky dokument ka koston prej 5 euro, në Bosnjë 2 euro, në Kroaci 10 euro. Në Maqedoni kartoni i gjelbër mujor për makinat është 40 euro, për gjashtë muaj 90 euro, kurse për një vit 150 euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *