Home / Lajme / Maqedoni / Më mirë kryetar se deputet

Më mirë kryetar se deputet

15 qershor-Të dy krerët e komunave, Mexhiti i Çairit dhe Osmani i Gostivarit janë distancuar nga mandati i deputetit duke bërë me dije se do të preferonin që të vazhdonin të udhëheqin komunat. Në vend të tyre, si deputet do të përfitojnë ata që renditeshin të tretët në listat zgjedhore dhe që nuk arritën të marrin mbështetjen e elektoratit

– Asnjë prej kryetarëve të komunave që fituan mandatin e deputetit nuk do të ulen në karrigen e deputetit. Sipas informacioneve që i ka në dispozicion Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, secili prej tyre ka konfirmuar se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën që ka pasur, duke u tërhequr nga funksioni i ri në Parlament. Në zgjedhjet e fundit, te blloku shqiptar fituan dy kryetarë komunash – Izet Mexhiti nga BDI dhe Rufi Osmani i RDK.

Të dy krerët e komunave, Mexhiti i Çairit dhe Osmani i Gostivarit janë distancuar nga ky mandat, duke bërë me dije se do të preferonin që të vazhdonin të udhëheqin komunat. Në vend të tyre, si deputet do të përfitojnë ata që renditeshin pas tyre në listat zgjedhore dhe që nuk arritën të marrin mbështetjen e elektoratit. Me tërheqjet e tyre, në vend të Izet Mexhitit si deputet do të shkojë Rafet Muhinoviq dhe në vend të Osmanit, do të bëhet deputete Flamure Demiri-Kreçi. E njëjta gjë ndodh edhe në bllokun maqedonas, ku të gjithë kandidatët që fituan mandatet, do të qëndrojnë në postin e kryetarit të komunës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *