Home / Sport / Mediat argjentinase: Shqiperia, ne kaos

Mediat argjentinase: Shqiperia, ne kaos

Nje situate e cuditshme po kercenon miqësoren midis Argjentines dhe Shqiperise.

“Nje situate pak konvencionale po kercenon miqësoren midis Argjentines dhe Shqiperise te 20 qershorit. Lojtaret me te rendesishem te perfaqesueses europiane nuk i pergjigjen ne telefon trajnerit qe pranon se nuk e di se me cilet lojtare do te luaje ne ndeshje”. Keshtu e përshkruan portali argjentins, Minituno.com, situaten me Kombetaren e Shqiperise.

“Nuk eshte nje situate normale qe nuk me përgjigjen lojtaret (disa kane fikur dhe celularet), por do te formojme nje seleksionon me lojtare te rinj”, – pranon Kuzhe, trajneri kroat qe e drejton kombëtaren shqiptare qysh nga 2009-ta.

Mediat argjentinase kane cituar gjerësisht gazetat shqiptare ne informacionet e tyre, madje dhe sekretarin e pergjithshem te Federates Shqiiptare te Futbollit, Eduard Prodani. “Eshte nje periudhe e veshtire pasi lojtaret jane ne pushime ose ne fazen pergatitore”, – citohet njeriu me i afert i bosit te FSHF-se, Armand Duka.

Sipas Kuzhese, problemi me i madh ka te beje me lojtaret titullare te mbrojtjes, pasi nuk e e di sesi do te lauje kunder “lojtareve te shkëlqyer argjentinas dhe kunder Mesit, lojtarit me te mire ne bote”,

Minutuno.com citon gazeten sportive shqiptare Panorama Sport “Shqiperia ne kaos para Argjentines. Nuk publikohet lista, nuk dihet se me çfare ekipi do ta luaje”, ashtu si dhe gazeten sportive “Sporti Shqiptar”, duke cituar Kuzhe: “Nuk mund te fle, nuk mund te mbledh dot as 16 lojtare”.

Disa nga lojtaret e Shqiperise qe nuk do te jene ne kete ndeshje jane: Lorik Cana, ylli i futbollit shqiptar qe luan te ekipi turk Galatasaray, apo dhe te tjere si Altin Lala, Ervin Skela, Erjon Bogdani, Debatik Curri, Ansi Agolli dhe Admir Teli, te cilet luajne jashte Shqiperise.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *