Home / Sport / Mediat: Shqiperia nuk mbledh dot as 16 lojtare

Mediat: Shqiperia nuk mbledh dot as 16 lojtare

Mediat argjentinase citojne trajnerin Kuze: Nuk eshte nje situate normale qe nuk me përgjigjen lojtaret.

Miqesorja ndoshta me e rendesishme e Shqiperise ne planin mediatik nderkombetar po kthehet ne bumerang dhe ne nje tallje te këtij niveli.

“Shqiperia nuk mbledh dot as 16 lojtare”, ishte titulli i portalit argjentinas, 442.perfil.com. “Josip Kuzhe, trajneri i perfaqesueses qe do te perballet me Argjentinen te henen e ardhshme, eshte i shqetësuar pasi yjet e tij ‘nuk i pergjigjen ne celular’. Do te vijne me nje Kombetare U-21”, shkruan faqja argjentinase.

Si rival i Argjentines kane shume pak peshe (ndodhen ne vendin e 50-te renditjen e FIFA), por tani vijne ne Argjentine edhe mnje formacion U-21, shkruan ne stilin e tij portali ne fjale.

“Figurat e perfaqesueses modeste te futbollit kane injoruar skuadren e Argjentines se Lionel Mesit dhe nuk do te luajne ne ndeshjen miqesore qe do te diskutojen 20 qershorin e ardhshem ne Bunos Aires”, shkruajne sitet spanjolle “Marca” dhe “As” ne faqet e tyre te internetit.

“Nuk eshte nje situate normale qe nuk me përgjigjen lojtaret (disa kane fikur dhe celularet), por do te formojme nje seleksionon me lojtare te rinj”, – citohet Kuzhe nga 442.perfil.com.

“Neser (te premten) eshte parashikuar qe ekipi shqiptar te niset per Buenos Aires dhe tekniku nuk ka publikuar ende listen e te thirrurve.”

Per zhvillimin e miqësores, Argjentina e ka paguar Federaten Shqiptare te Futbolit me60 mije euro, plus shpenzimet e akomodimit.

FSHF-ja e kishte deklaruar kete miqesore si “ndeshjen me te rendesishme per imazhin dhe prestigjin nderkombetare te Kombetares”.

Gjithashtu lexo

SHKËNDIJA, KEMI KUALITET PËR T’I BËRË BALLË EDHE MILANIT ( FOTO-VIDEO)

Të luash dy vite me rradhë në fazën “play-off” të Liga Evropës, nuk është një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *