Home / Lajme / Maqedoni / Mijallkov ‘presioni’ i BDI-së në negociatat për Qeverinë

Mijallkov ‘presioni’ i BDI-së në negociatat për Qeverinë

16 qershor-Përveç kësaj, nga BDI thonë se ky është një reagim ndaj mendimit negativ të kreut të BDI-së Ali Ahmeti ndaj Mijallkovit, i cili u botua disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Në kampin e BDI-së, praninë e Sasho Mijallkovit, shefit të sigurimit shtetëror në ekipin negociator të VMRO-DPMNE-së e komentojnë si presion për t’i zbutur kërkesat e tyre.

Kreu i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, i cili është njëkohësisht djali i dajës i kryeministrit, kryeson ekipin negociues të VMRO-DPMNE-së për zhvillimin e bisedimeve me BDI-në për formimin e qeverisë së rë, mëson e përditshmja maqedonase ‘Dnevnik’.

Sipas burimeve partiake në ekipin e VMRO-DPMNE-s përpos Mijallkovit janë të përfshirë edhe ministrat, Gordana Jankullovska, Nikolla Todorov, Zoran Stravrevski dhe Vladimir Peshevski.

Asnjë nga VMRO-DPMNE dje nuk ka pranuar të komentojë përbërjen e ekipit të tyre negociator. Ministri i Arsimit nuk pranuan të japë asnjë koment, por nuk ka demantuar se është pjesë e ekipit.

Burime pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dje kanë konfirmuar përbërjen e ekipit të VMRO-DPMNE-s dhe kanë pohuar se ditë më parë janë takuar me përfaqësuesit e tyre, Abdilaqim Ademin, Izet Mexhitin, Ermira Mehmetin, Fatmir Besimin dhe Musa Xhaferin.

Në kampin e BDI-së, praninë e Mijallkovit në ekipin negociator të VMRO-DPMNE-së e komentojnë si presion për t’i zbutur kërkesat e tyre.

Sipas interpretimit të tyre, ky është një mesazh nga VMRO-DPMNE se akoma nuk gjindet një zgjidhje për rastet e Hagës në të cilat janë përfshirë zyrtarë të lartë të partisë.

Përveç kësaj, nga BDI thonë se ky është një reagim ndaj mendimit negativ të kreut të BDI-së Ali Ahmeti ndaj Mijallkovit, i cili u botua disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Musa Xhaferi i cili është në grupin negociator të BDI-së, nuk jep detaje për rrjedhën e bisedimeve duke thënë se palët shqyrtojnë edhe aspektet e përmirësimit të qeverisjes.

“Tre vjet jemi bashkë, të gjitha negociatat do të jenë në drejtim se si ta përmirësojmë qeverisjen, të analizojmë se ku ishin pikët tona të përbashkëta, të dobëta apo të mira, sepse edhe ashtu funksionojnë të gjitha organet në qeveri, përfshirë komisionet dhe seancat e qeverisë. Negociatorët janë takuar në bazë të nevojës, ndonjëherë edhe nga 2-3 herë brenda ditës”, tha Musa Xhaferi, anëtar i ekipit negociues të BDI-së.

Mosmarrëveshje dhe rezistencë nga ana e VMRO-DPMNE-së për të mos pranuar kërkesat e BDI-së për formimin e koalicionit qeverisës..

Kjo është atmosfera e fillimit të negociatave për formimin e koalicionit, ndërsa grupet punuese kanë hasur në dallime të mëdha rreth arritjes së një platforme të përbashkët të plotësuar me kërkesat e BDI-së. Kërkesat e partisë së Ali Ahmetit janë që nga platforma politike, e deri tek ndarja e resorëve ministror në mënyrë proporcionale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *